“Bordi i Transparencës rrit sërish çmimet e karburanteve: nafta 217 lekë/litër, benzina 176 lekë”

Bor­di i Trans­parencës ka ven­do­sur çmime të reja tavan për kar­bu­ran­tet në Shqipëri, duke rrit­ur sër­ish çmimin e naftës dhe ben­z­inës. Sipas vendim­it të 10 pril­lit 2026, naf­ta nuk mund të shitet mbi 217 lekë/litër, ndër­sa ben­z­i­na jo mbi 176 lekë/litër.

Çmimet hyjnë në fuqi në orën 18:00 të së njëjtës ditë dhe do të jenë në fuqi deri në vendimin e rad­hës të bor­dit.

Gjithash­tu, në njof­tim thek­so­het se nëse çmimet kalo­jnë kufi­jtë e për­cak­tu­ar nga akti nor­ma­tiv, ndryshon edhe niveli i akcizës, por aktu­al­isht çmimet janë bren­da kufi­jve dhe akciza mbetet 100%.

Në vendim par­ala­jmëro­hen edhe masa ndëshkuese për oper­a­torët që nuk respek­to­jnë çmimet e cak­tu­ara.