Ligji për portet turistike “u miratua në 10 orë” – Blendi Himçi sulmon Edi Rama: “Ligj klientelist që favorizon oligarkët”

“U mirat­ua në 10 orë”, Himçi sul­mon Ramën: Ligji për portet tur­is­tike i shër­ben intere­save pranë qev­erisë

Deputeti i Par­tisë Demokratike, Blen­di Himçi, ka kri­tikuar ash­për ligjin për portet tur­is­tike, duke e cilë­suar si një nis­më klien­teliste që dëm­ton konkur­rencën e nder­shme dhe favorizon një grup të kufizuar biz­nes­menësh.
Sipas Himçit, ligji i mirat­u­ar nga Këshilli i Min­is­trave dhe shu­mi­ca qev­erisëse për­bën një tjetër rast të “lig­jeve me porosi”, duke pre­tend­uar se që nga ard­h­ja në pushtet janë mirat­u­ar dhjetëra të tillë.

I ftu­ar në një emi­sion tele­viziv, ai thek­soi se kjo nis­më cenon parimet e konkur­rencës së lirë dhe bie ndesh edhe me direk­ti­va të Bashkim­it Europi­an, duke par­ala­jmëru­ar mungesë trans­parence dhe kon­trol­li par­la­men­tar në pro­cesin e dhënies së licen­cave.

“Ligj me porosi, klien­telist i rad­hës, në vazhdën e 18 lig­jeve të tilla që janë mirat­u­ar nga kjo qev­eri që nga ard­h­ja në pushtet dhe janë bërë për një grup të cak­tu­ar. Cëno­het pje­sa e konkur­rencës së nder­shme. Cëno­hen edhe tre direk­ti­va të BE-së, nuk do të kemi më konkur­rencë të nder­shme, ligji do të për­cak­to­het nga qev­e­ria me një vendim të mbyl­lur të saj dhe do të mungo­jë kon­trol­li par­la­men­tar për pro­ce­durën e dhënies së licen­cave të porteve në mënyrë të për­bashkët. Investi­tori strategjik do të për­fi­to­jë lir­shëm edhe portin.

Në komi­sion­in përgjegjës ku jam nënkryetar, pyet­jet ishin: a ka pasur kërke­sa të tilla nga investi­torët strategjikë dhe na u tha jo. U tha se Ban­ka Botërore ka lënë detyrë të zhvil­lo­hen portet. Kur në fakt tur­izmit nuk i ofro­jmë shër­bimin e kual­i­fikuar apo infra­struk­turën. Për këto gjëra Shqipëria është e papër­gat­i­tur.
Pro­jek­tligji është propozuar të martën, gjithç­ka u mirat­ua për 10 orë. Cën­i­mi i konkur­rencës së nder­shme priv­i­legjon disa oli­garkë pranë Ramës dhe biz­ne­si nuk është më në poz­itë të barabartë, dikush favorizo­het, dikush diskrim­i­no­het. Edi Rama favorizon elitën”, tha ai.