Marrëveshja e Detit Shqipëri–Greqi/ Hoxha: Do t’i drejtohemi gjykatave ndërkombëtare

Min­istri për Europën dhe Punët e Jashtme, Fer­it Hox­ha, ka folur për mar­rëvesh­jen e detit mes Shqipërisë dhe Gre­qisë, duke bërë me dije se palët kanë rënë dako­rd në parim që çësht­ja të zgjid­het në gjyka­ta ndërkom­bëtare.


Gjatë një kon­fer­ence për medi­at, Hox­ha thek­soi se pavarë­sisht çësht­jeve të hapu­ra, mar­rëd­hëni­et mes dy vendeve janë në nivelin më të mirë të mund­shëm.


“Sot ndod­he­mi në mar­rëd­hëni­et më të mira me Gre­qinë. Për çësht­je të tilla, kemi dako­rdësi që t’i çojmë në gjyka­ta ndërkom­bëtare. Nuk mund të jap një datë, por në parim është rënë dako­rd,” u shpreh min­istri.


Ai shtoi gjithash­tu se pro­ce­si kërkon kohë dhe vull­net poli­tik, duke thek­suar se disa çësht­je kom­plekse do të ndiqen sipas mekaniz­mave ndërkom­bë­tarë të drejtë­sisë.

Ebook YouTube Faceless

🔥 Mëso si të fitosh para me YouTube pa u shfaqur!

📖 Shkarko Ebook


Deklara­ta e Hox­hës vjen në një moment kur Tirana dhe Athi­na po vijo­jnë bashkëpunimin në disa fusha, ndër­sa çësht­ja e kufir­it detar mbetet një nga tem­at më të ndjeshme mes dy vendeve.