Ulen çmimet e karburanteve në Shqipëri – Nafta zbret në 209 lekë, benzina në 175 lekë

TIRANË – Bor­di i Trans­parencës është mbled­hur për të tretën ditë rad­hazi dhe ka ven­do­sur sër­ish ndryshimin e çmimeve të kar­bu­ran­teve në tre­gun ven­das.

Sipas vendim­it të fun­dit, çmi­mi i një litri naftë nuk duhet të treg­to­het më shumë se 209 lekë, nga 217 lekë që ishte një ditë më parë, duke shënuar një ulje prej 8 lekësh. Ndryshi­mi hyn në fuqi nga ora 16:00 dhe pritet të reflek­to­het men­jëherë në pikat e shit­jes me pakicë.

Edhe ben­z­i­na është përf­shirë në ulje, por në një masë më të vogël. Sipas vendim­it të Bor­dit, një litër ben­z­inë nuk duhet të shitet më shumë se 175 lekë, me një ulje prej vetëm 1 lek kra­ha­suar me një ditë më parë.

Autoritetet par­ala­jmëro­jnë se oper­a­torët që nuk respek­to­jnë vendimin do të për­ballen me masa ndëshki­more, përf­shirë edhe pezul­lim­in e aktivitetit.

Ky vendim vjen në një moment kur edhe treg­jet ndërkom­bëtare kanë shënuar lëviz­je në rënie, ku çmi­mi i naftës ka zbrit­ur në rreth 90 dol­larë për fuçi, nga rreth 95 dol­larë që ishte një ditë më parë.