Çfarë po ndodh në jug? Ivanka Trump zbarkon në Vlorë, takim “mister” me Edi Rama në Dhërmi 🔥

Ivan­ka Trump, vajza e pres­i­den­tit amerikan Don­ald Trump, ka mbër­rit­ur në jug të Shqipërisë, duke zgjed­hur Vlorë si des­ti­na­cionin e saj të rad­hës.


Vizita e saj është kon­fir­muar mbrëm­jen e së shtunës, ndër­sa gjatë ditës së sotme ajo pritet të zhvil­lo­jë një drekë me kryem­i­nistrin Edi Rama në vilat qever­itare në Dhër­mi.
Burime bëjnë me dije se Ivan­ka Trump do të zhvil­lo­jë edhe disa ndale­sa në zonën e Vlorë, por deri më tani nuk janë bërë pub­like arsyet zyrtare të kësaj vizite apo deta­je konkrete mbi takimin me kre­un e qev­erisë shqiptare.


Nga ana tjetër, edhe Edi Rama ka mbër­rit­ur në jug të ven­dit që prej pas­dites së së shtunës dhe pritet të qën­dro­jë në këtë zonë deri të hënën. Në kuadër të agjendës së tij, ai do të zhvil­lo­jë disa takime dhe inspek­time në jug të ven­dit.
Kjo nuk është hera e parë që Ivan­ka Trump viziton Shqipërinë, veçanër­isht jugun e saj. Në janar të këtij viti, ajo pub­likoi në rrjetet sociale pam­je nga natyra shqiptare, duke tërhe­qur vëmend­jen e ndjekësve ndërkom­bë­tarë, ndër­sa në sfond kishte ven­do­sur këngën “Lule­borë”.


Në një viz­itë të mëparshme, ajo ka zhvil­lu­ar gjithash­tu një takim me Edi Rama në zonën e Ujit të Fto­htë në Vlorë, ku më pas kanë dark­uar në Orikum. Në atë takim ishin të pran­ishëm edhe rreth 60 arkitek­të, në kuadër të pro­jek­teve për zhvil­lim­in e Ishul­li i Sazan­it dhe zonës së Zvërnec.

Ebook YouTube Faceless

🔥 Mëso si të fitosh para me YouTube pa u shfaqur!

📖 Shkarko Ebook


Vizita e rad­hës e Ivan­ka Trump në Shqipëri pritet të ngjal­lë sër­ish interes të madh, ndër­sa mbetet për t’u parë nëse ajo lid­het me pro­jek­te konkrete inves­ti­mi apo është thjesht një viz­itë pri­vate në bregdetin shqip­tar.