Kapet në Tiranë Ylli Misku, i shumëkërkuari nga Italia për trafik droge dhe vjedhje

Një shte­tas shqip­tar i shpal­lur në kërkim ndërkom­bë­tar është arrestu­ar në Tiranë me qël­lim ekstradi­mi drejt Ital­isë. Bëhet fjalë për 51-vjeçarin Ylli Misku, i cili ishte dënuar nga drejtësia ital­iane për vepra të rën­da penale.


Opera­cioni u real­izua nga Drej­to­ria e For­cës së Posaçme Opera­cionale në kuadër të fazës së 90-të të opera­cionit të kod­uar “Opera­cional­ja”, pas infor­ma­cion­eve të sig­u­ru­ara në rrugë oper­a­tive për vend­ndod­hjen e tij.


Sipas autoriteteve, Ylli Misku ishte shpal­lur në kërkim nga Inter­pol Roma, pasi Gjyka­ta e Apelit në Bologna e kishte dënuar në kor­rik të vitit 2022 me 5 vjet, 11 muaj e 14 ditë burg. Ai aku­zo­het për “trafikim të lëndëve narkotike”, kry­er në bashkëpunim, si dhe për “vjed­hje në rrethana rën­duese”.


Arres­ti­mi i tij në Tiranë i hap rrugën pro­ce­du­rave për ekstradimin drejt Ital­isë, ku do të vua­jë dën­imin e dhënë nga drejtësia ital­iane.

Ebook YouTube Faceless

🔥 Mëso si të fitosh para me YouTube pa u shfaqur!

📖 Shkarko Ebook