Rritja e pensioneve deri në 2030/ Edi Rama zbulon skemën e re dhe shtyllën e dytë të sigurimeve

Kryem­i­nistri Edi Rama ka prezan­tu­ar skemën e re për rrit­jen e përvit­shme të pen­sion­eve, duke prem­tu­ar një rrit­je pro­gre­sive që do të arri­jë deri në pesë­fishim bren­da vitit 2030.

Gjatë pod­castit të kësaj të diele, ai bëri të ditur se rrit­ja e aplikuar në janar do të vijo­jë të shto­het çdo vit: do të dyfishohet në janarin e ardhshëm, do të tre­fishohet në vitin 2028, katër­fishohet në 2029 dhe pesë­fishohet në 2030, duke synuar për­mirësimin grad­ual të të ard­hu­rave për pen­sion­istët.

Para­lel­isht me këtë plan, qev­e­ria po për­gatit edhe një shtyl­lë të dytë të sis­temit të pen­sion­eve, e cila do të funk­siono­jë si një skemë kom­ple­mentare ndaj sis­temit aktu­al. Sipas Ramës, kjo do të kri­jo­jë një mundësi sht­esë për qyte­tarët që të ndër­to­jnë një fond indi­vid­ual për të ardhmen.

Ide­ja krye­sore e kësaj skeme është që çdo punon­jës të mund të kon­tribuo­jë me një shumë sim­bo­like nga paga, për shem­bull 1 euro në muaj, ndër­sa shteti ose punëd­hënësi do të japë një kon­tribut të barabartë. Në këtë mënyrë, kur­si­mi i indi­vid­it dyfishohet dhe kri­jon një fond të qën­drueshëm me kalim­in e kohës.

Kreu i qev­erisë thek­soi se ky mod­el nuk është një risi lokale, por bazo­het në prak­tikat më të mira ndërkom­bëtare, duke synuar të rrisë sig­ur­inë finan­cia­re në moshën e tretë dhe të for­co­jë lid­hjen mes punon­jësve, shtetit dhe sek­torit pri­vat.

Sipas tij, kjo shtyl­lë e dytë nuk zëvendë­son sis­temin ekzistues të pen­sion­eve, por e plotë­son atë, duke kri­juar një mekanizëm më të fortë dhe më të qën­drueshëm për të ardhmen e qyte­tarëve.