Vrau 48-vjeçarin në Krujë, zbardhet dëshmia e autorit: Më goditi me kosë në krah, pastaj mora çiften

Autori i dyshuar i vras­jes së 48-vjeçar­it Artur Can­gu në Fushë Kru­jë, Eduart Afmataj, ka dhënë dësh­minë e parë për­para grupit het­i­mor, ku ka treguar dinamikën e ngjar­jes së rëndë.

Sipas Poli­cisë, Afmataj ka deklaru­ar se fil­lim­isht mes tij dhe vik­timës ka pasur një kon­flikt ver­bal, i cili më pas ka deg­jeneru­ar në për­plas­je fizike. Ai pre­tendon se Artur Can­gu e ka godi­tur me një kosë të vogël në krah gjatë sher­rit.

Pas këtij momen­ti, sipas dësh­misë së tij, ai ka mar­rë një çifte dhe ka qël­lu­ar 48-vjeçarin, duke i shkak­tu­ar vdek­jen e men­jëher­shme.

Men­jëherë pas ngjar­jes, autori i dyshuar ka njof­tu­ar Policinë për krim­in e kry­er dhe më pas është larguar nga ven­di i ngjar­jes. Ai është arrestu­ar bren­da 24 orëve në zonën e Bruz Malit, në Malës­inë e Kru­jës, ku ishte fshe­hur.

Burime nga het­i­mi bëjnë me dije se gjatë arres­tim­it, Afmataj nuk ka bërë rezis­tencë ndaj for­cave të Poli­cisë. Ndërko­hë, arma e krim­it ende nuk është gje­tur.

Ngjar­ja e rëndë ndod­hi më 10 prill në fshatin Vigjon, në zonën e Niklës, në Fushë-Kru­jë, dhe vijon të jetë nën het­im nga autoritetet.