“Garë” pa rivalë në PD – Sali Berisha mbetet i vetëm pas skualifikimit të kandidatëve

Pro­ce­si për zgjed­hjen e kryetar­it të Par­tia Demokratike e Shqipërisë ka mar­rë një tjetër kthesë të debat­ueshme, duke lënë në garë vetëm një emër: Sali Berisha.

Komi­sioni zgjed­hor ka ven­do­sur të skual­i­fiko­jë dy kan­di­datët for­malë, Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj, të cilët ishin regjistru­ar për­bal­lë Berishës, duke kri­juar idenë e një gare të hapur. Ky vendim ka shtu­ar më tej polemikat, pasi tash­më kreu aktu­al mbetet i vetëm në atë që shumë e cilë­so­jnë si një “garë” më shumë for­male sesa reale.

Ndërko­hë, ten­ta­ti­va të tjera për të hyrë në garë janë pen­guar që në fil­lim. Emra si Ervin Salian­ji, Evi Kokalari dhe Ale­sia Bal­liu kanë deklaru­ar se janë për­bal­lur me refuz­im, duke ngrit­ur shqetësime për mungesë trans­parence dhe stan­dard­esh në pro­ces.

Sit­u­a­ta është bërë edhe më e ten­sionuar pas reagim­it të Mereme Sela, e cila ka par­ala­jmëru­ar se do t’i drej­to­het Gjyka­ta e Tiranës për të kundër­sh­tu­ar vendimin e skual­i­fikim­it.

Kri­tikat nuk kanë munguar as nga bren­da vetë demokratëve, të cilët e kanë cilë­suar këtë pro­ces si të mbyl­lur dhe jo për­faqë­sues, duke i bërë thirrje lid­er­ship­it të hapë garën dhe të shmangë prak­ti­ka që, sipas tyre, dëm­to­jnë besuesh­mërinë e par­tisë më të mad­he opoz­itare në vend.