Dështon sërish “skifteri” serial në Shkodër! Pas Postës, tenton të grabisë një market

SHKODËR – I njëjti autor që dyshohet se ten­toi gra­bit­jen e Postës Shqiptare disa ditë më parë, ka dësh­tu­ar sër­ish në një tjetër për­p­jek­je krim­i­nale në qytetin e Shko­drës.

Sipas burimeve para­prake, “skif­teri” ser­i­al ka ten­tu­ar këtë herë të gra­bisë një mar­ket në një nga lag­jet per­iferike të qytetit. Ngjar­ja ka ndod­hur në orët e vona të mbrëm­jes, kur autori është futur në ambi­en­tet e biz­ne­sit duke ten­tu­ar të mar­rë paratë nga kasa.

Por ten­ta­ti­va e tij është ndër­pre­rë men­jëherë, pasi pronari i mar­ketit ka reaguar me shpe­jtësi, ndër­sa banorët për­reth kanë njof­tu­ar policinë. I trem­bur nga pra­nia e njerëzve dhe rreziku për t’u kapur, autori është larguar me shpe­jtësi nga vend­ng­jar­ja pa arrit­ur të mar­rë asgjë.

Poli­cia e Shko­drës ka nisur kon­trolle inten­sive në zonë dhe po punon për iden­ti­fikimin dhe kap­jen e autorit, i cili dyshohet se është i njëjti per­son që ten­toi gra­bit­jen e Postës Shqiptare disa ditë më parë.

Ebook YouTube Faceless

🔥 Mëso si të fitosh para me YouTube pa u shfaqur!

📖 Shkarko Ebook

Gra­bit­jet e një­pas­njëshme kanë ngrit­ur shqetësim te qyte­tarët, ndër­sa uni­for­mat blu sig­uro­jnë se janë pranë zbard­hjes së plotë të ngjar­jeve dhe ndalim­it të autorit.

Hetimet vijo­jnë.