“Skllevërit e lumtur janë armiqtë më të mëdhenj të lirisë Fjalimi që po trondit Shqipërinë”

Aulon Kala­ja nga protes­ta e PD-së: “Ngri­hu­ni! Skllevërit e lum­tur janë armiqtë më të mëd­henj të lirisë”

Aktivisti Aulon Kala­ja ishte sot pjesë e protestës së orga­nizuar nga Par­tia Demokratike para Kryem­i­nistrisë, ku mba­jti një fjal­im të fortë nga podi­u­mi, duke u bërë thirrje qyte­tarëve që të mos qën­dro­jnë indifer­en­të për­bal­lë sit­u­atës poli­tike në vend.

Me tone të ash­pra dhe mesazhe motivuese, Kala­ja kërkoi reag­im qyte­tar dhe rezis­tencë ndaj qev­erisë së kryem­i­nistrit Edi Rama, duke thek­suar se ndryshi­mi nuk vjen pa për­p­jek­je dhe gux­im.

“Skllevërit e lum­tur janë armiqtë më të mëd­henj të lirisë”, deklaroi ai, duke shtu­ar se çdo komb çliro­het vetëm përmes për­p­jek­jeve të veta dhe se fati i pop­ul­lit është i lid­hur ngushtë me fatin e secilit indi­vid.

Në fjalën e tij, Kala­ja sol­li edhe citime sim­bo­like, duke nën­vizuar se “për zogjtë e rrit­ur në kafaz, flu­turi­mi duket sëmund­je”, ndër­sa par­ala­jmëroi se hes­ht­ja e njerëzve të mirë është po aq e dëmshme sa vetë padrejtësia.

Ai iu drej­tua gjithash­tu medi­ave dhe atyre që, sipas tij, shër­be­jnë pro­pa­gandë, duke u bërë thirrje të mos sakri­fiko­jnë din­jitetin për intere­sa per­son­ale.

“Shpirtin mba­je me bukë, por mos e bëj leckë din­jitetin e atd­heut. Nuk po vua­jmë vetëm nga dhu­na e qev­erisë, por edhe nga hes­ht­ja e të mirëve”, u shpreh Kala­ja.

Fjal­i­mi u mbyll me një mesazh të fortë drej­tu­ar qyte­tarëve: të mos dorë­zo­hen dhe të mos “vdesin shpirtër­isht” para se të për­ballen real­isht me paso­jat e apatisë.