Tiranë: Sekuestrohen pasuri 200 mijë euro për dy të dënuar për drogë

Sekue­stro­hen pasuri me vlerë 200 mijë euro në Tiranë, në pronësi të dy të dënuarve për drogë

Tiranë – Opera­cioni “Buri­mi” final­i­zo­het me sekuestrim të pasurive

Poli­cia e Tiranës, në bashkëpunim me Prokuror­inë e Tiranës, ka final­izuar opera­cionin e kod­uar “Buri­mi”, duke sekuestru­ar pasuri me vlerë totale rreth 200 000 euro, në pronësi të dy shte­tasve të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Në kuadër të këtij opera­cioni u ekzeku­tua vendi­mi i Gjykatës së Tiranës për vënien e sekue­stros pre­ven­tive mbi një aparta­ment në zonën e Selitës dhe një garazh në Selitë e Vogël, në pronësi të Paj­tim Braçaj, 63 vjeç, i dënuar në Shqipëri për trafikim të drogës, dhe Gji­no (Shkëlqim) LLe­shaj, 44 vjeç, i dënuar në Itali për trafikim të lëndëve narkotike.

Hetimet inten­sive janë kry­er nga Sek­sioni për Het­imin e Pastrim­it të Par­ave dhe Aseteve Krim­i­nale pranë Drej­torisë Ven­dore të Poli­cisë Tiranë, me fokus gjur­mimin dhe sekuestrim­in e pasurive të fitu­ara nga aktivitet krim­i­nal bren­da dhe jashtë ven­dit. Poli­cia njofton se hetimet për asete të tjera me origjinë krim­i­nale, në pronësi të këtyre shte­tasve dhe të lid­hurve me ta, vijo­jnë.

Paj­tim Braçaj, një nga shte­t­a­sit e përf­shirë në këtë opera­cion, ishte arrestu­ar më parë më 17 tetor 2015, në kuadër të zbërthim­it të një lab­o­ra­tori të madh të drogës në ish-Kënetën e Dur­rësit, ku u sekuestru­an rreth 700 kg kan­abis, me vlerë tregu që mund të kapte 1 mil­ion euro. Ai dyshohej se trans­portonte drogë nga zona e Kru­jës deri te lab­o­ra­tori në Dur­rës. Opera­cioni ishte real­izuar në bashkëpunim me Policinë e Tiranës, Shko­drës dhe ish-Prokuror­inë e Krimeve të Rën­da, në kuadër të aksion­it të kod­uar “Koor­di­na­ta”.

Poli­cia thek­son rëndës­inë e sekuestrim­it të pasurive të fitu­ara nga aktivitet krim­i­nal, duke dër­guar një mesazh të qartë se të gjithë indi­vidët që përf­shi­hen në trafik droge dhe pastrim parash do të ndëshko­hen dhe do t’u kon­fisko­het pasuria e për­fi­tu­ar në mënyrë të paligjshme.