
Rogerti nuk i ndahet Stenaldos, e ofendon sërish për mungesën e shikimit
Big Brother Shqipëri rikthehet në qendër të vëmendjes pas sjelljes së diskutueshme të Rogertit ndaj Stenaldos. Pas një masë disiplinore që nuk duket se ka dhënë rezultat, Rogerti ka përsëritur të njëjtin gabim të rëndë: ofendimin për mungesën e shikimit të banorit tjetër.
Vetëm pak ditë më parë, Rogerti u bë objekt kritike masive kur deklaroi:
“Ty të ka mallkuar Zoti”, duke iu referuar verbërisë së Stenaldos. Deklarata e tij shkaktoi reagim të menjëhershëm nga produksioni i Big Brother, i cili vendosi ta penalizojë duke e izoluar në një dhomë të veçantë, me qëllimin që ai të reflektonte mbi fjalët e rënda dhe pasojat e tyre.
Megjithatë, duket se masa disiplinore nuk ka pasur efektin e pritur. Gjatë një debati të tensionuar brenda shtëpisë, Stenaldo i është drejtuar me fjalët:
“Mua të më vish anash ti.“
Përgjigjja e Rogertit ka qenë sërish tallëse dhe goditëse:
“Të vij përballë, se ti nuk më sheh.“
Kjo sjellje e përsëritur ngre pyetje serioze mbi efektivitetin e masave disiplinore dhe rikthen në vëmendje çështjen e bullizmit verbal brenda shtëpisë. Sjelljet e tilla po shqetësojnë publikun dhe ndikojnë drejtpërdrejt në dinamikën mes banorëve të Big Brother Shqipëri.