“Ma morën fytyrën dhe zërin”: padi kundër qeverisë për avatarin me inteligjencë artificiale

Tiranë – Një çësht­je e paza­kon­të ligjore po tra­zon opin­ion­in pub­lik në Shqipëria, pasi një aktore e njo­hur ka ngrit­ur padi kundër qev­erisë për për­dorim­in e fytyrës dhe zërit të saj në kri­jimin e një avatari të intelig­jencës arti­fi­ciale, të prezan­tu­ar si “min­istre” vir­tuale.
Sipas një rapor­ti­mi të Reuters, gjithç­ka nisi kur kryem­i­nistri Edi Rama prezan­toi “Diel­lën”, një fig­urë vir­tuale të kri­juar me AI, e cila u paraqit si pjesë e kabi­netit qever­i­tar dhe me rol në mbikëqyr­jen e ten­derëve pub­likë, si pjesë e luftës kundër kor­rup­sion­it.
Kush është “Diel­la” dhe pse po paditet qev­e­ria?
Avatar­ja “Diel­la” ka fytyrën dhe zërin e aktores Ani­la Bisha, e cila thotë se nuk ka dhënë kur­rë pëlqim që imazhi i saj të për­dorej për ta paraqi­tur si një fig­urë poli­tike apo si anëtare vir­tuale e kabi­netit.
Aktor­ja shpre­het se fil­lim­isht e mori si sha­ka, por sit­u­a­ta ndryshoi shpe­jt: njerëz­it nisën ta thër­rasin “Diel­la” në rrugë dhe ta iden­ti­fiko­jnë si pjesë të qev­erisë. Sipas saj, kjo i ka sjel­lë ngacmime në inter­net dhe vëmend­je të padëshiru­ar në jetën e përdit­shme.
Ajo pra­non se kishte lejuar më parë për­dorim­in e imazhit të saj për një asis­tente vir­tuale infor­ma­tive në një faqe shtetërore, por jo për t’u shndër­ru­ar në një “min­istre” vir­tuale me rol poli­tik.
“Ata që nuk e pëlqe­jnë Ramën, tani më urre­jnë edhe mua”
Në deklaratat e saj, Bisha thek­son se tani po për­bal­let me reag­ime neg­a­tive vetëm për shkak të lid­hjes së per­cep­tu­ar me qev­er­inë. “Njerëz­it që nuk e pëlqe­jnë kryem­i­nistrin, tani më urre­jnë edhe mua,” është shpre­hur ajo për medi­an ndërkom­bëtare.
Nga ana tjetër, qev­e­ria mohon çdo shkel­je dhe e ka cilë­suar pad­inë si të pabazë, duke deklaru­ar se është e gat­shme ta zgjid­hë çësht­jen në gjykatë.
Kon­tek­sti poli­tik dhe pre­sioni mbi imazhin e qev­erisë
Çësht­ja vjen në një moment delikat për qev­er­inë, pasi imazhi pub­lik është tron­di­tur edhe nga akuzat ndaj zv.kryeministres Belin­da Bal­luku për ndërhyr­je në ten­dera infra­struk­ture – akuza që ajo i ka mohuar.
Ndërko­hë, imazhi i “Diel­lës” vazh­don të shfaqet në faqen zyrtare të qev­erisë, krah fig­u­rave krye­sore të kabi­netit, duke e bërë edhe më të fortë pre­tendimin e aktores se po paraqitet pub­lik­isht si pjesë e qev­eris­jes.
Sa para kërko­hen dhe çfarë thotë ligji?
Avokati i saj, Aran­it Roshi, ka bërë të ditur se padia kërkon 1 mil­ion euro dëmsh­për­blim. Sipas tij, ligji parashikon gjo­ba shumë më të lar­ta për shkel­je të të dhë­nave per­son­ale nga insti­tu­cionet shtetërore, ndaj kjo shumë kon­sidero­het “e arsyeshme”.
Një gjykatë pritet të ven­dosë nëse do ta urd­hëro­jë qev­er­inë të ndalo­jë për­dorim­in e imazhit dhe zërit të aktores në avatarin vir­tu­al.