Reagon Albatros Rexhaj pas incidentit në studio me Berat Buzhala:

Shkrim­tari Alba­tros Rex­haj ka reaguar pub­lik­isht pas sit­u­atës së ten­sionuar të kri­juar mes tij dhe gaze­tar­it Berat Buzha­la gjatë emi­sion­it Opin­ion, të moderu­ar nga Blen­di Fevz­iu.
Rex­haj ka sqaru­ar se nuk ka pasur asnjë godit­je apo për­plas­je fizike mes tij dhe Buzhalës, duke hed­hur poshtë zërat që qarkul­lu­an pas trans­me­tim­it të emi­sion­it.
“Nuk është e vërtetë që Berati më ka godi­tur në stu­dio. Nuk ka pasur kon­takt fizik. Në stu­dio kam ard­hur për debat dhe jo për sherre. Për mua kjo është një gjë e tejkalu­ar,” – është shpre­hur Rex­haj në reag­imin e tij.
Sipas tij, sit­u­a­ta u ten­sionua vetëm ver­bal­ish, ndër­sa më pas palët e kanë sqaru­ar keqkup­ti­min. Pas inci­den­tit, Berat Buzha­la ka kërkuar fal­je për sjell­jen e tij, duke e cilë­suar atë si një “gabim momen­tal”.
Ndërko­hë, mod­er­a­tori Blen­di Fevz­iu pub­likoi edhe pam­je pas emi­sion­it, ku shi­het qartë se Buzha­la dhe Rex­haj ia shtri­jnë dorën njëri-tjetrit, duke lënë pas kon­flik­tin dhe duke u paj­tu­ar.
Ngjar­ja ka ngjal­lur reag­ime të shum­ta në rrjete sociale, por pro­tag­o­nistët duket se kanë ven­do­sur ta mbyllin kapit­ullin, duke thek­suar se debati duhet të mbetet gjith­monë bren­da kufi­jve të respek­tit.