Çfarë do të zbulojë Brikena për Mateon në “Prime”-in e sotëm të BBVIP?

Çfarë do të zbu­lo­jë Brike­na për Mateon në “prime”-in e sotëm?
Të shtunën mbrë­ma, rrugë­ti­mi i Brikenës në shtëpinë e Big Broth­er VIP Alba­nia për­fun­doi vetëm një hap larg finales, duke e bërë eli­m­in­imin e saj një nga momentet më të komen­tu­ar të këtij edi­cioni.


Ndërko­hë që Mateo arri­ti të sig­uro­jë vendin si final­ist, vëmend­ja e pub­likut është zhven­do­sur tërë­sisht te reag­i­mi i parë i Brikenës pas dal­jes nga shtëpia dhe sido­mos te ajo që ajo do të thotë për raportin e tyre.
Mbrëm­jen e djeshme janë zhvil­lu­ar xhirimet e emi­sion­it “Fan Club”, i cili do të trans­me­to­het sonte dhe pritet të sjel­lë inter­vistën e parë të plotë të ish-banores pas eli­m­inim­it.


Ky emi­sion kon­sidero­het si momen­ti krye­sor ku Brike­na do të nda­jë për­je­timet e saj, emo­cionet dhe opin­ion­in e sin­qertë për çdo banor, por veçanër­isht për Mateon, me të cilin ka ndarë një pjesë të rëndë­sishme të ekspe­ri­encës në shtëpi.


Kuri­oziteti i pub­likut është rrit­ur ndjeshëm, pasi të gjithë presin të kup­to­jnë nëse mar­rëd­hë­nia e tyre bren­da lojës ka qenë thjesht strategji, afek­sion i momen­tit apo diç­ka më e thel­lë.

Ebook YouTube Faceless

🔥 Mëso si të fitosh para me YouTube pa u shfaqur!

📖 Shkarko Ebook


Në një nga deklaratat e saj të para, Brike­na është shpre­hur: “Unë gjith­monë ia ven­dos­ja për­para duart dhe ajo rezis­ten­ca e tij më ka bërë të men­doj që okej, ka diç­ka që ia vlen”.
Kjo deklaratë ka shtu­ar edhe më shumë disku­timet në rrjet, duke lënë të hapu­ra shumë inter­pre­time për natyrën e rapor­tit mes saj dhe Mateos.


Sonte në “Fan Club” pritet që ajo të zbu­lo­jë më shumë deta­je, duke sqaru­ar jo vetëm ndjen­jat e saj, por edhe dinamikën e mar­rëd­hënies që ka tërhe­qur vëmend­jen e pub­likut gjatë gjithë sezonit.