Eric Wendt drejt Tiranës? Shtëpia e Bardhë e nominon si ambasador në Shqipëri, vendimi në dorë të Senati i SHBA-së


Shtëpia e Bard­hë ka njof­tu­ar zyr­tar­isht nomin­imin e Eric Wendt si Ambasador i Jashtëza­kon­shëm dhe Fuqi­plotë i Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Emëri­mi i tij tash­më pret kon­fir­mimin nga Sen­ati i SHBA-së.

Nëse mira­to­het, Wendt do të paso­jë ish-ambasadoren Yuri Kim, e cila për­fun­doi man­datin e saj në vitin 2023. Kuj­to­jmë se më parë kan­di­datu­ra e David J. Koste­lan­cik nuk arri­ti të kalo­jë në Sen­at, për shkak të bllokimeve poli­tike – një prak­tikë e zakon­shme në Uash­ing­ton, ku edhe një sen­a­tor i vetëm mund të pen­go­jë një emërim.

Kush është Eric Wendt?

Eric Wendt vjen me një kar­ri­erë të gjatë dhe të spikatur ushtarake. Ai ka shër­by­er në Ushtrinë Amerikane që nga viti 1986 dhe që prej vitit 1991 është pjesë e for­cave spe­ciale të njo­hu­ra si Green Berets.

Pas Sul­met e 11 shta­torit, ai ka mar­rë pjesë në disa nga opera­cionet më të rëndë­sishme ndërkom­bëtare të SHBA-së, përf­shirë:

Opera­cionin “Liria e Qën­drueshme” në Fil­ip­ine dhe Afgan­istan

Opera­cionin “Liria e Irakut” në Irak

Ai ka mba­j­tur gjithash­tu role kyçe në struk­tu­rat e sig­urisë dhe mbro­jt­jes, duke shër­by­er edhe si ndih­mës ushtarak i Sekre­tar­it amerikan të Mbro­jt­jes.

Në vitin 2017, Wendt u emërua Koor­di­na­tor i Sig­urisë i SHBA për Izraelin dhe Autoritetin Palestinez, një rol strategjik në një nga rajonet më të ndjeshme në botë.

Për­vo­jë dhe vlerësime ndërkom­bëtare

Wendt ka koman­d­uar në të gjitha nivelet e for­cave spe­ciale – nga njësitë tak­tike deri te koman­dat rajonale. Ai është gjithash­tu i njo­hur për aftësitë e tij gjuhë­sore, duke folur ara­bisht dhe kore­an­ishte.

Për shër­bimin e tij është nderu­ar me disa deko­ra­ta pres­tigjioze ndërkom­bëtare, përf­shirë:

Kryqin e Artë të Nder­it të Gjer­man­isë

Vlerësim pres­i­den­cial nga Fil­ip­inet

Medal­je nga Kore­ja e Jugut

Po ash­tu, ai mban disa nga dis­tink­tivët më elitare ushtarake, përf­shirë atë të for­cave spe­ciale dhe “Ranger”.

Çfarë pritet tani?

Fati i emërim­it të Wendt varet nga voti­mi në Sen­ati i SHBA-së, ku dinami­ka poli­tike shpesh ndikon në pro­ces. Nëse kon­fir­mo­het, ai pritet të mar­rë drej­timin e mision­it diplo­matik amerikan në Tiranë në një moment të rëndë­sishëm për mar­rëd­hëni­et mes dy vendeve.