Goditet organizata shqiptare e drogës në Itali, 28 të arrestuar në operacionin “Daku”

Një opera­cion i madh antidrogë është zhvil­lu­ar në Itali, duke çuar në godit­jen e një orga­ni­zate krim­i­nale të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike, ku pje­sa më e mad­he e të arrestu­arve janë shte­tas shqip­tarë.


Aksioni i kod­uar “Daku” ka nisur në orët e para të mëng­je­sit të së martës, më 14 prill, dhe vijon ende në disa zona të ven­dit.
Sipas medi­ave ital­iane, grupi krim­i­nal dyshohet se mer­rej me trafikimin, shpërn­dar­jen dhe shit­jen e drogës në disa provin­ca të Ital­isë, duke kri­juar një rrjet të gjerë aktiviteti të paligjshëm.

Emri i opera­cionit “Daku” lid­het me nofkën që për­dornin mes tyre disa nga anë­tarët e orga­ni­za­tës.
Në kuadër të këtij opera­cioni janë ekzeku­tu­ar gjith­sej 28 masa sig­urie. Nga këto, 10 per­sona janë dër­guar në burg, 8 janë ven­do­sur në arrest shtëpie, ndër­sa 10 të tjerë janë urd­hëru­ar të qën­dro­jnë në bane­sat e tyre.


Opera­cioni është shtrirë në disa provin­ca ital­iane, përf­shirë Bolzanon, Bel­lunon, Tren­ton, Vene­cian, Veronën dhe Vicen­zën, si dhe në zona të tjera si Bres­cia, Mon­za Bri­an­za, Por­de­none, Son­drio dhe Bar­let­ta-Andria-Trani.

Ebook YouTube Faceless

🔥 Mëso si të fitosh para me YouTube pa u shfaqur!

📖 Shkarko Ebook


Autoritetet ital­iane kanë bërë të ditur se hetimet vijo­jnë dhe nuk për­jash­to­het mundësia e zhvil­limeve të tjera, ndër­sa priten deta­je sht­esë mbi struk­turën dhe aktivitetin e plotë të kësaj orga­ni­zate krim­i­nale.