Krizë në transportin publik: Nga nesër 40% më pak mjete në qarkullim pas rritjes së çmimit të naftës

Rrit­ja e çmim­it të naftës par­al­i­zon trans­portin pub­lik: Nga nesër 40% më pak mjete në qarkul­lim, mungon kom­pen­si­mi

Sek­tori i trans­portit pub­lik në vend po për­bal­let me një krizë të thel­lë finan­cia­re, ndër­sa oper­a­torët kanë par­ala­jmëru­ar masa drastike që do të ndiko­jnë drejt­për­drejt në përdit­shmërinë e qyte­tarëve.

Shoqa­ta Kom­bëtare e Trans­portit Qyte­tas dhe Shoqa­ta e Trans­portit Urban dhe Interur­ban bëjnë të ditur se, pavarë­sisht shqetësimeve të ngrit­u­ra prej javësh dhe takim­it të zhvil­lu­ar më 1 prill 2026 me insti­tu­cionet përgjegjëse, nuk është mar­rë asnjë masë konkrete në mbështet­je të sek­torit.

Sipas tyre, nuk është mirat­u­ar asnjë skemë kom­pen­si­mi për rrit­jen e çmim­it të kar­bu­ran­tit, nuk ekzis­ton një plan vepri­mi për lehtësimin e bar­rës finan­cia­re dhe nuk është ven­do­sur asnjë afat për ndërhyr­je. Gjithash­tu, nuk ka nisur rishiki­mi i ele­menteve fiskale që ndiko­jnë drejt­për­drejt në kos­tot oper­a­tive, si akciza, tak­sa e qarkul­lim­it dhe TVSH.

Oper­a­torët thek­so­jnë se kjo sit­u­atë ka përke­që­suar ndjeshëm gjend­jen ekonomike të sek­torit, duke i ven­do­sur në vështirësi seri­oze për vijimin nor­mal të aktivitetit.

Si paso­jë, duke fil­lu­ar nga dita e nesërme, flota e mjeteve të trans­portit pub­lik do të reduk­to­het me 40%, si një masë e detyru­ar për të për­bal­lu­ar sit­u­atën emergjente.

Shoqatat u bëjnë thirrje qyte­tarëve për mirëkup­tim dhe plan­i­fikim të udhë­timeve, duke nën­vizuar se vendi­mi nuk është zgjed­hje e oper­a­torëve, por paso­jë e mungesës së reagim­it insti­tu­cional në kohë.

Ndërko­hë, ato shpre­hen të gat­shme për dia­log dhe bashkëpunim me autoritetet, duke kërkuar ndërhyr­je të men­jëher­shme për të shman­gur përke­qësimin e mëte­jshëm të krizës në trans­portin pub­lik.