
Zjarri përfshin kompleks banimi pranë QSUT-së, tymi mbulon zonën
Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer në një kompleks banimi pranë Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.
Sipas të dhënave të para, flakët kanë përfshirë katet e sipërme të godinës dhe janë përhapur me shpejtësi, ndërsa re të dendura tymi kanë mbuluar gjithë zonën përreth. Situata paraqitet e rrezikshme, pasi një ndërtesë ngjitur mund të rrezikohet nga përhapja e zjarrit.
Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, por autoritetet ende nuk kanë dhënë një bilanc përfundimtar. Shkaqet e zjarrit mbeten të paqarta, ndërsa pritet reagimi zyrtar për të hedhur dritë mbi rrethanat e ngjarjes.
Forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e emergjencës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme.