“Arlis Ndërtim” reagon pas zjarrit në Tiranë: Do të rindërtojmë plotësisht apartamentet e dëmtuara

“Arlis Ndër­tim” ka reaguar zyr­tar­isht pas zjar­rit që përf­shiu një pal­lat në Tiranë, duke shpre­hur sol­i­daritet me banorët e prekur dhe duke garan­tu­ar se do të rindër­to­jë plotë­sisht aparta­mentet dhe fasadën e dëm­tu­ar, si dhe do të mbu­lo­jë çdo shpen­z­im të nevo­jshëm për rik­thimin e objek­tit në gjend­jen e mëparshme.

Në deklaratën për shtyp, kom­pa­nia thek­son se objek­ti është ndër­tu­ar në për­puth­je të plotë me lejen e ndër­tim­it dhe stan­dard­et ligjore në fuqi, pa asnjë sht­esë të paau­tor­izuar. Sipas saj, të gjitha punimet janë kon­trol­lu­ar dhe cer­ti­fikuar nga insti­tu­cionet përgjegjëse gjatë pro­ce­sit të ndër­tim­it.

“Arlis Ndër­tim” sqaron gjithash­tu se për real­iz­imin e fasadës janë angazhuar kom­pani të spe­cial­izuara dhe të licen­cuara, të cilat kanë kry­er punimet sipas stan­dard­eve teknike përkatëse.

Edhe pse kom­pa­nia deklaron se, sipas të dhë­nave para­prake, nuk mban përgjegjësi ligjore për ngjar­jen, ajo shpreh gatish­mërinë për të mar­rë për­sipër në kuadër të përgjegjë­sisë sociale kos­tot e rindër­tim­it të plotë të fasadës dhe riparim­in e aparta­menteve të dëm­tu­ara.

Po ash­tu, bëhet me dije se për këtë objekt janë ndjekur të gjitha pro­ce­du­rat ligjore që prej vitit 2021, përf­shirë kolaudimin dhe dorëz­imin e rreg­ullt të aparta­menteve te banorët.



Kom­pa­nia shpre­het e hapur për bashkëpunim me insti­tu­cionet dhe ekspertët për zbard­hjen e plotë të rrethanave të ngjar­jes, duke garan­tu­ar trans­parencë ndaj pub­likut dhe mbështet­je për famil­jet e preku­ra. Në për­fundim, “Arlis Ndër­tim” thek­son se do të ndjekë me pri­or­itet çdo hap për rik­thimin sa më të shpe­jtë të kushteve nor­male të jetesës për banorët e dëm­tu­ar.