SHOKON “Ferma VIP”!  Indri tërhiqet pas puthjes – vendimi i papritur i Vanesës lë të gjithë pa fjalë

“Nuk jam gati për këtë marrëdhënie”/ Indri tërhiqet nga roman­ca, Vane­sa merr vendimin e fortë në ‘Fer­ma VIP’

Mar­rëd­hë­nia mes Indrit dhe Vanesës në Fer­ma VIP ka mar­rë një kthesë të paprit­ur, men­jëherë pas afrim­itetit të tyre të fun­dit që u duk se po shënonte fil­lim­in e një romance.

Pas puth­jes së shkëm­by­er mbrëm­jen e kalu­ar, dysh­ja ka zhvil­lu­ar një bisedë të gjatë dhe të drejt­për­drejtë, ku kanë sqaru­ar ndjen­jat dhe prit­shmëritë që kanë ndaj njëri-tjetrit. Gjatë këtij disku­ti­mi, Indri­ti është treguar i sin­qertë, duke pran­uar se nuk është ende i gat­shëm për të vazh­d­uar një lid­hje në këtë fazë të lojës.

Ai ka kërkuar që të mos kri­jo­hen iluzione apo prit­shmëri të gabuara, një qën­drim që ka sjel­lë men­jëherë reflek­tim nga ana e Vanesës. Kjo e fun­dit ka ven­do­sur të flasë hapur për sit­u­atën e saj per­son­ale jashtë for­matit, duke bërë një deklaratë të fortë.

Vane­sa ka zbu­lu­ar se ka mar­rë një vendim të rëndë­sishëm për jetën e saj pri­vate, duke pohuar se do të ndër­presë mar­rëd­hënien me part­ner­in që ka lënë jashtë shtëpisë.

“Kur të dal, me atë per­son do e kem një tele­fonatë, një sqarim, sepse e meri­ton. Por nuk e pris­ja të isha në këto ujëra. Por çdo gjë ndodh për një arsye. Kjo është gjë­ja që kam ven­do­sur. Nuk e shoh të drejtë që të vazh­doj këtu edhe një muaj duke tor­tu­ru­ar veten, duke pësh­përit­ur dhe duke folur me sy,” është shpre­hur ajo.

Më tej, Vane­sa ka thek­suar se nuk dësh­i­ron të mba­jë askënd në prit­je ndër­sa ndod­het bren­da for­matit.

“Unë e di ku jemi. Nuk e di sa e per­cep­ton, por edhe për mua është ngarkesë. Sepse unë s’mund të vazh­doj edhe të kem këtë gjë bren­da dhe jashtë të mbaj dikë peng. Rrugë­ti­mi im nuk e di sa zgjat,” ka shtu­ar ajo.

Pas këtij sqari­mi të sin­qertë, mbetet për t’u parë se si do të evolu­o­jë rapor­ti mes Vanesës dhe Indrit në ditët në vijim, pasi dinami­ka mes tyre duket se ka ndryshuar ndjeshëm.