Zjarri në “Farmacia 10” në Tiranë – Shoqata e Siguruesve: Sinjal alarmi për sigurimin e pronës

Zjar­ri në “Far­ma­cia 10” në Tiranë – Shoqa­ta e Sig­u­ruesve: Sin­jal alar­mi për sig­urim­in e pronës

Shoqa­ta e Sig­u­ruesve të Shqipërisë ka reaguar pas ngjar­jes së rëndë të zjar­rit në zonën e “Far­ma­cia 10” në Tiranë, duke e cilë­suar atë si një alarm seri­oz për rrez­iqet reale që kër­cëno­jnë jetën dhe pronën e qyte­tarëve. Sipas shoqatës, raste të tilla nuk janë të rral­la dhe kërko­jnë më shumë ndërgjegjësim për rëndës­inë e sig­urim­it të pronës.

Në deklaratën zyrtare thek­so­het se sig­uri­mi i pronës për­bën një nga instru­mentet më të rëndë­sishëm për mbro­jt­jen finan­cia­re të famil­jeve dhe biz­ne­seve për­bal­lë paso­jave të ngjar­jeve të tilla.

Shoqa­ta e Sig­u­ruesve të Shqipërisë reagon edhe ndaj inter­pre­timeve që po qarkul­lo­jnë në hapësirën pub­like nga disa “ekspertë”, të cilat sipas saj kri­jo­jnë per­cep­ti­min e gabuar se sig­uri­mi nuk funk­sionon apo se dëmsh­për­bli­mi është i pamundur në rast zjar­ri.

“Ky është një inter­pre­tim i gabuar dhe i papërgjegjshëm, që rrezikon të dez­in­for­mo­jë qyte­tarët. Deklara­ta të tilla jo vetëm që janë të pasak­ta, por dëm­to­jnë drejt­për­drejt interesin e qyte­tarëve,” thuhet në reag­im.

Sipas shp­jegim­it të dhënë, në kushtet stan­darde të sig­urim­it nga zjar­ri, mbu­li­mi lid­het me paso­jën e ngjar­jes dhe jo me klasi­fikimin teknik të shkakut. Kjo do të thotë se në rastet kur zjar­ri shkak­to­het nga defek­te elek­trike apo burime të tjera aksi­den­tale, dëmet e shkak­tu­ara dëmsh­për­ble­hen sipas kushteve të kon­tratës.

Shoqa­ta nën­vi­zon gjithash­tu se çdo kërkesë për dëmsh­për­blim tra­j­to­het mbi bazën e fak­teve dhe kon­tratës, duke garan­tu­ar një pro­ces të drejtë dhe trans­par­ent për qyte­tarët.

Në deklaratë thek­so­het se sig­uri­mi nuk zëvendë­son respek­timin e stan­dard­eve të sig­urisë, por shër­ben si një shtresë e domos­doshme mbro­jt­je­je finan­cia­re në rast se rrez­iqet mate­ri­al­i­zo­hen.

Në kushtet e zhvil­lim­it urban inten­siv dhe rrit­jes së rrez­iqeve, Shoqa­ta e Sig­u­ruesve të Shqipërisë bën thirrje për më shumë ndërgjegjësim dhe informim të sak­të mbi sig­urim­in e pronës.

“Sig­uri­mi nuk e ndalon ngjar­jen, por garan­ton që paso­jat e saj të mos jenë shkatër­ruese për famil­jet dhe ekonom­inë e tyre,” për­fun­don deklara­ta.