Këlliçi: Rikthehet podiumi në protestë, qytetarët kërkojnë të dëgjohen problemet

“Sot në shesh”/ Kël­liçi: Ja pse rik­the­het podi­u­mi në protestë

Deputeti i Par­tisë Demokratike, Belind Kël­liçi, ka shp­jeguar arsyet e rik­thim­it të podi­u­mit dhe fjal­imeve në protestën kom­bëtare të zhvil­lu­ar ditën e sotme në shesh, duke thek­suar se kjo ka ard­hur si një kërkesë e drejt­për­drejtë nga qyte­tarët.

Në një deklaratë për medi­at, Kël­liçi u shpreh se pas një peri­ud­he një­mu­jore pa protes­ta, qyte­tarët kanë kërkuar hapësirë për të shpre­hur shqetësimet dhe prob­lematikat që i prekin në jetën e përdit­shme.

Sipas tij, rik­thi­mi i podi­u­mit syn­on pikër­isht t’u japë zë këtyre shqetësimeve, të cilat, sipas opoz­itës, janë përke­që­suar gjatë kësaj peri­ud­he.

“Kemi kthy­er podi­u­min për protestën e sotme pasi është një kërkesë që ka ard­hur nga qyte­tarët. Pas një mua­ji pa protestë në shesh, ata duan të flasin për prob­lemet që kanë ndod­hur gjatë kësaj kohe,” deklaroi Kël­liçi.

Ai ren­di­ti disa nga çësht­jet krye­sore që, sipas tij, kanë shtyrë qyte­tarët të dalin në protestë. Ndër to për­men­di çmimin e lartë të kar­bu­ran­tit, duke thek­suar se Shqipëria ren­ditet ndër vendet me çmimet më të shtren­j­ta në Evropë.

Një tjetër prob­lem i ngrit­ur ishte ndër­pre­r­ja e rreth 40% të lin­jave të trans­portit urban, që sipas Kël­liçit prek rreth 400 mijë qyte­tarë, duke vështirë­suar ndjeshëm lëviz­jen e përdit­shme.

Gjithash­tu, ai për­men­di edhe çësht­je të tjera që kanë ngjal­lur debat pub­lik, si shpen­zimet për udhë­timet e kryem­i­nistrit dhe ngjar­je të rën­da si zjar­ri në një pal­lat pranë zonës së njo­hur si “Far­ma­cia 10”.

“Këto janë arsye mad­hore që qyte­tarët të dalin në protestë. Kjo është arsye­ja pse kemi rik­thy­er podi­u­min dhe fjalimet sot,” për­fun­doi ai.

Protes­ta e sotme vjen në një moment të ten­sionuar poli­tik, ku opozi­ta ka shtu­ar akuzat ndaj qev­erisë dhe kërkon ndryshime të thel­la, përf­shirë edhe kri­jimin e një qev­er­ie teknike.