
“‘Soni shkon në club, unë në festivale’ – Jonida Maliqi thumbon Soni Malaj: Kemi jetesë dhe standarde të ndryshme”
Përplasjet mes dy këngëtareve të njohura, Jonida Maliqi dhe Soni Malaj, janë bërë një nga temat më të komentuara pas eksperiencës së tyre në Ferma VIP.
Edhe pse në rrjetet sociale u përfol për një konflikt të hershëm mes tyre, të dyja artistet e kanë mohuar publikisht ekzistencën e inateve të vjetra. Megjithatë, deklaratat e fundit të Jonidës duket se tregojnë një raport jo aq të qetë.
Pas daljes nga formati, Maliqi ka ndjekur reagimet dhe deklaratat e bëra nga Soni brenda shtëpisë, duke vendosur të japë një përgjigje të tërthortë, por mjaft domethënëse. “Soni shkon në club, unë në festivale,” është shprehur ajo, duke nënvizuar dallimet në stilin e jetesës dhe qasjen ndaj karrierës artistike.
Me këtë deklaratë, Jonida ka lënë të kuptohet se mes tyre ekziston një diferencë jo vetëm në mënyrën e jetesës, por edhe në prioritetet profesionale. Ajo shtoi se këto ndryshime lidhen me arsimimin dhe rrugëtimin që secila ka zgjedhur të ndjekë.
Edhe pse nuk ka një përplasje të drejtpërdrejtë, tensioni mes dy këngëtareve mbetet i dukshëm, duke mbajtur publikun të interesuar për çdo zhvillim të ri në raportin e tyre.