
Teksa publiku është përfshirë nga emocionet e finales së madhe të Big Brother VIP Albania, një tjetër pyetje kishte nisur të qarkullonte me forcë në rrjet: kush do të jetë në drejtimin e spektaklit në sezonin e ardhshëm?
Aludimet dhe spekulimet kanë qenë të shumta, por tashmë gjithçka është bërë zyrtare. Vetë moderatori aktual, Ledion Liço, ka vendosur të flasë hapur dhe të japë një përgjigje të prerë, duke i dhënë fund çdo dyshimi.
Gjatë një deklarate të shkurtër në emisionin Goca & Gra, Ledioni ka konfirmuar se do të rikthehet sërish në krye të formatit më të ndjekur në Shqipëri. Me një përgjigje të drejtpërdrejtë dhe pa ekuivok, ai u shpreh:
“Po, do jem vitin që vjen [në BBV]. Shihemi!”

Ky konfirmim i qartë jo vetëm që mbyll kapitullin e thashethemeve që kanë qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale, por edhe tregon besimin që Top Channel vazhdon të ketë tek ai si drejtues i spektaklit.
Rikthimi i Ledion Liços në moderimin e Big Brother VIP Albania pritet të sjellë një tjetër sezon plot dinamika, emocione dhe surpriza për publikun shqiptar. Pas një edicioni që ka mbajtur të gozhduar para ekranit mijëra shikues çdo natë, pritshmëritë për sezonin e ardhshëm janë më të larta se kurrë.
Me këtë konfirmim, tashmë fokusi rikthehet te finalja e madhe dhe surprizat që ajo mund të sjellë, ndërsa fansat e formatit mund të jenë të sigurt se do të shohin sërish të njëjtin moderator në krye të këtij spektakli edhe vitin e ardhshëm.