Për SELINËN DHE MIRI‑N… FLET GRUJA E FINALISTIT TË BBVA 5: MESAZHI I FORTË PËR RRJETET SOCIALE

Gru­a­ja e Mir­it, final­is­tit të “Big Broth­er VIP Alba­nia 5”, ka folur për Top Chan­nel duke ndarë emo­cionet e saj pas finales së mad­he dhe gjithë rrugë­tim­it të bashkëshort­it në spek­takël.

Ajo është shpre­hur se peri­ud­ha më e vështirë për të nuk ka qenë loja bren­da shtëpisë, por komentet dhe reagimet e for­ta në rrjetet sociale, të cilat shpesh kanë qenë neg­a­tive dhe të ash­pra.

“Vështirësia më e mad­he kanë qenë komentet edhe urre­jt­ja jashtë Big-ut. Me Selin dhe Mirin nuk jam mërz­i­tur. Do kisha gën­jy­er nëse do të tho­ja që nuk jam prekur nga komentet. Unë kam pasur abso­lutisht bes­im te Miri,” u shpreh ajo.

Ajo thek­soi gjithash­tu se nuk ka pasur asnjë dyshim për bashkëshort­in e saj gjatë gjithë ekspe­ri­encës në shtëpi, duke shtu­ar se për të mar­rëd­hë­nia e tyre ka qenë e qartë dhe e fortë.

Duke folur për reagimet në rrjet, ajo bëri edhe një thirrje për pub­likun që të jetë më i kujdesshëm me komentet që shkru­an.

“Mesazhi që kam për teleshikue­sit është që të men­do­jnë para se të shkru­a­jnë një gjë, se nesër mund të jeni ju që mund të ofendo­heni. Secili ka jetën e vet; para se të hap­ni gojën, men­do­hu­ni një herë, pas­taj shkru­ani,” tha ajo.

Në fund, gru­a­ja e Mir­it e për­shkroi ekspe­ri­encën në “Big Broth­er VIP Alba­nia” si një nga më të rëndë­sish­met e jetës së saj, duke shtu­ar se pavarë­sisht gjithçka­je, beson se çdo gjë do të për­fun­do­jë mirë.