Skandal në IEVP Reç/ Të paraburgosurit rrahin efektivin dhe shkatërrojnë ambientet e burgut

Një inci­dent i rëndë është regjistru­ar në IEVP Reç, ku dy të parabur­go­sur kanë ushtru­ar dhunë ndaj një punon­jësi të Poli­cisë së Burgjeve, duke kundër­sh­tu­ar me for­cë autoritetin.

Sipas njof­tim­it të Drej­to­ria e Përgjithshme e Burgjeve, të parabur­go­surit me ini­cialet A.Gj dhe F.D jo vetëm kanë godi­tur efek­tivin, por edhe kanë dëm­tu­ar pajis­je bren­da ambi­en­teve të insti­tu­cionit.

Struk­tu­rat e sig­urisë kanë reaguar men­jëherë për të neu­tral­izuar sit­u­atën, ndër­sa drejtues të lartë të burgjeve kanë qenë në vend­ng­jar­je për të ndjekur nga afër zhvil­limet.

Punon­jësi i dëm­tu­ar ka mar­rë ndih­mën e nevo­jshme mjekë­sore dhe, fat­mirë­sisht, ndod­het jashtë rrezikut për jetën.

Ndaj dy të parabur­go­surve janë mar­rë masa të men­jëher­shme, përf­shirë izolim­in në regjim të veçan­të për tre muaj, nis­jen e pro­ced­imeve penale për tre vepra të ndryshme, si dhe trans­fer­im­in në një insti­tu­cion të sig­urisë së lartë.

Autoritetet thek­so­jnë se çdo akt dhune ndaj per­son­elit do të për­bal­let me masa të rrep­ta ligjore.