
Një çështje e ndjeshme po zhvillohet në Westminster Magistrates’ Court, ku biznesmeni shqiptar Irfan Azizi po kundërshton ekstradimin drejt Shqipërisë, duke pretenduar se jeta e tij është në rrezik.
Azizi deklaroi para gjykatës se një grup kriminal që ka tentuar ta vrasë, sipas tij, ka kryer edhe atentate ndaj gjyqtarëve dhe politikanëve. Ai pretendon se disponon prova për këto akuza, ndërsa shprehet se rikthimi në Shqipëri mund të jetë fatal për të.

36-vjeçari kërkon azil në United Kingdom, ndërsa më herët është dënuar për disa vepra penale në Shqipëri dhe Britani. Ai gjithashtu pranoi në gjykatë praktikën e korrupsionit për mbylljen e çështjeve, duke deklaruar: “Paguan për ta zhdukur dënimin.”
Ndërkohë, në dëshminë e tij përmendi edhe emrin e të shumëkërkuarit Talo Çela si organizator të atentatit ndaj tij.
Seanca për ekstradimin vijon, ndërsa vendimi pritet të përcaktojë nëse Azizi do të rikthehet në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë apo do të qëndrojë në Britani si azilkërkues.