Krim i rëndë në Memaliaj: Kush është 30-vjeçari që u ekzekutua me armë zjarri?

Një ngjar­je e rëndë ka tron­di­tur mbrëm­jen e sotme Memali­aj, ku një 30-vjeçar ka hum­bur jetën si paso­jë e të shtë­nave me armë zjar­ri.

Vik­ti­ma është iden­ti­fikuar si Endri Gox­haj, i cili sipas infor­ma­cion­eve para­prake është qël­lu­ar pas një kon­flik­ti nga një 29-vjeçar me ini­cialet D. N. I riu ka mbe­tur i plago­sur rëndë dhe, pavarë­sisht për­p­jek­jeve për ta trans­portu­ar me urgjencë drejt spi­tal­it, nuk ka mundur t’i mbi­je­to­jë plagëve të mar­ra.

Nga të shtë­nat ka mbe­tur i plago­sur edhe vël­lai i autorit të dyshuar, 25-vjeçari Dario Nela, i cili ndod­het jashtë rrezikut për jetën. Rrethanat e plagos­jes së tij mbeten ende të paqar­ta.

Pas ngjar­jes, autori i dyshuar është larguar nga ven­di i krim­it me autom­jet, ndër­sa for­cat e poli­cisë janë vënë men­jëherë në ndjek­je të tij. Në vend­ng­jar­je ka mbër­rit­ur një grup i posaçëm het­i­mor, nën drej­timin e Prokuror­isë, i cili po punon për zbard­hjen e plotë të rrethanave dhe doku­men­timin ligjor të ngjar­jes.

Sipas njof­tim­it zyr­tar të poli­cisë, rreth orës 20:50, në Memali­aj, dyshohet se pas një kon­flik­ti të çastit, shte­tasi D. N., 29 vjeç, ka qël­lu­ar me armë zjar­ri shte­tasin E. G., 30 vjeç, i cili më pas ka ndër­ru­ar jetë rrugës për në spi­tal.

Hetimet vijo­jnë për kap­jen e autorit dhe zbard­hjen e plotë të kësaj ngjar­je­je të rëndë.