Rama “blindon” Athinën: Darkë sekrete me Kimberly Guilfoyle dhe takim vendimtar me Kyriakos Mitsotakis në prapaskenat e Forumi Ekonomik i Delphit!

Rama në Athinë, darkë me zyrtaren amerikane dhe takime kyçe në Foru­min e Del­phit

Kryem­i­nistri Edi Rama po zhvil­lon një viz­itë zyrtare në Athinë, ku po merr pjesë në një seri takimesh të rëndë­sishme poli­tike dhe ekonomike në kuadër të Foru­mi Ekonomik i Del­phit.

Gjatë qën­drim­it të tij, Rama pritet të zhvil­lo­jë një darkë pune me Kim­ber­ly Guil­foyle, një takim që shi­het si pjesë e koor­dinim­it të mar­rëd­hënieve strategjike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Në agjendën e tij është edhe një takim dypalësh me kryem­i­nistrin grek Kyr­i­akos Mit­so­takis, ku fokusi do të jetë forci­mi i mar­rëd­hënieve Shqipëri–Greqi, zgjer­i­mi i bashkëpunim­it ekonomik dhe çësht­je të tjera me interes të për­bashkët rajon­al.

Pjesë­mar­r­ja në Foru­mi Ekonomik i Del­phit (21–23 prill) i jep viz­itës një dimen­sion ndërkom­bë­tar, pasi ky forum mbledh lid­erë poli­tikë, për­faqë­sues biz­ne­si dhe ekspertë nga e gjithë bota për të disku­tu­ar sfi­dat glob­ale dhe mundësitë e bashkëpunim­it.

Një nga zhvil­limet më të rëndë­sishme të kësaj vizite pritet të jetë nën­shkri­mi i një Mem­o­ran­du­mi Mirëkup­ti­mi mes Kor­po­ratës Shqiptare të Inves­timeve (AIC) dhe Hel­lenic Cor­po­ra­tion of Assets and Par­tic­i­pa­tions S.A., një hap konkret drejt thel­lim­it të bashkëpunim­it ekonomik dhe tërhe­q­jes së inves­timeve mes dy vendeve.