
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Majkosh të Bashkisë Tepelenë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur pas kontaktit me një mjet shpërthyes të pashpërthyer.
Sipas informacioneve paraprake, dy të lënduarit kanë pësuar djegie në trup dhe dëmtime serioze në sy, të cilat dyshohet të jenë të parikthyeshme. Ata janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë rrethanat se si personat ranë në kontakt me mjetin shpërthyes, ndërsa zona është izoluar për siguri.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh në komunitetin lokal, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia për sqarime të mëtejshme.