Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për Jorgo Goron, rrëzohet rekursi për tjetërsim pronash

I dënuar për tjetër­sim pronash, Gjyka­ta e Lartë rrë­zon kërkesën e Jor­go Goros

Gjyka­ta e Lartë ka ven­do­sur të mos pra­no­jë rekursin e ish-krye­bashki­akut të Himarës, Jor­go Goro, si dhe të pan­de­hurve të tjerë, duke lënë në fuqi vendimin për fajës­inë e tyre në lid­hje me çësht­jen penale për tjetër­sim pronash.

Sipas vendim­it, gjyka­ta ka kon­fir­muar dën­imin për pjesën penale të çësht­jes, duke mos ndryshuar kon­kluzion­in për përgjegjës­inë e të akuzuarve. Megjithatë, është ven­do­sur që të prishet vendi­mi vetëm në pjesën që lid­het me kon­fiskimin e pasurisë, e cila do të rishqyr­to­het në një shkallë tjetër gjyqë­sore.

Çësht­ja për të cilën Jor­go Goro është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg lid­het me tjetër­simin e një prone në zonën e Livad­hës, një prej zon­ave bregdetare të Himarës që prej vitesh është në fokus të het­imeve për abuz­ime me pronat.

Ky nuk është rasti i parë i dënim­it për ish-zyr­tarin. Më herët, ai ka vua­j­tur edhe 17 muaj burg për një tjetër rast tjetër­si­mi toke në zonën e Gjilekës, gjithash­tu në Himarë.

Rasti mbetet pjesë e një sërë het­imesh dhe vendimesh gjyqë­sore që lid­hen me pronat në zonat bregdetare, të cilat kanë qenë shpesh objekt i kon­flik­teve dhe akuzave për shpër­dorim detyre.