“Skandal në intervistë! Artan Kola zbulon lidhjen sekrete të Inës dhe Keijsit”

Mar­rëd­hë­nia mes Ina Ader­it dhe Kei­jsit Hyseni vazh­don të jetë një nga tem­at më të disku­tu­ara pas për­fundim­it të “Big Broth­er VIP 5”, tek­sa çdo dal­je pub­like e tyre po anal­i­zo­het në deta­je nga ndjekësit.

Së fund­mi, ish-banori i shtëpisë, Artan Kola, ka hed­hur më shumë dritë mbi këtë raport gjatë një inter­viste për Top Alba­nia Radio. I pyetur drejt­për­drejt nga gaze­tar­ja nëse Ina dhe Kei­jsi janë ende bashkë, ai u përgjigj pa hez­itim: “Janë, janë”, duke lënë të kup­to­het se mes tyre vazh­don një lid­hje.

Megjithatë, sit­u­a­ta mori një kthesë të paprit­ur kur vetë Kei­jsi reagoi men­jëherë me një “Jo”, duke e mohuar deklaratën e Artan­it. Ky moment kri­joi kon­fuzion si në stu­dio, ash­tu edhe te pub­liku, duke shtu­ar edhe më shumë pikëpyet­je mbi të vërtetën e rapor­tit të tyre.

Bise­da vijoi me tone ironike dhe ngac­muese, ku gaze­tar­ja vuri në duk­je fak­tin që të dy ndod­heshin në të njëjtën tavolinë. Kei­jsi u shpreh se ishte mbled­hur nga Artan Kola, ndër­sa ky i fun­dit u përgjigj se i kishte gje­tur bashkë, duke e bërë sit­u­atën edhe më të paqartë.

Momen­ti që tërho­qi më shumë vëmend­je ishte kur Kei­jsi puthi në faqe Artan Kolën, një veprim që u inter­pre­t­ua men­jëherë nga pub­liku si një sin­jal xhelozie apo një për­p­jek­je për të shman­gur pyet­jet rreth mar­rëd­hënies me Inën.

Kjo dal­je pub­like jo vetëm që nuk sqaroi sit­u­atën, por përkun­drazi e kom­p­likoi edhe më shumë. A janë Ina dhe Kei­jsi bashkë dhe po për­piqen ta mba­jnë të fshe­htë lid­hjen e tyre, apo gjithç­ka është thjesht një lojë deklaratash dhe keqkup­ti­mesh?

Për momentin, asnjë nga palët nuk ka dhënë një përgjig­je të qartë dhe për­fundimtare, duke e lënë pub­likun të vazh­do­jë të speku­lo­jë mbi një nga raportet më intriguese të pas-BBV.