Fundoset Durrës Marina? Pallatet zhyten deri në 74 cm, alarm për sigurinë


Fun­doset Dur­rës Mari­na? Pal­latet zhyten deri në 74 cm, alarm për sig­ur­inë


Skan­dal në pro­jek­tin “Dur­rës Mari­na”: dy pal­late rapor­to­hen se janë zhy­tur deri në 74 cm. Dyshime për cilës­inë e ndër­tim­it dhe mungesë pilotash në ter­ren ranor.


Një alarm seri­oz është ngrit­ur për pro­jek­tin gji­gant Dur­rës Mari­na, pasi dy nga god­i­nat e para të ndër­tu­ara rezul­to­jnë të jenë zhy­tur deri në 74 cen­time­tra në tokë. Dësh­mia vjen nga një nënkon­trak­tor i përf­shirë në punimet e betonit, i cili hedh dyshime të for­ta mbi sig­ur­inë dhe cilës­inë e ndër­tim­it.

Sipas tij, prob­le­mi ka nisur që në fazat fillestare të pro­jek­tit, ku nuk janë për­dorur pilotat e thel­la të domos­doshme për një ter­ren ranor dhe të paqën­drueshëm pranë detit. “Ter­reni nuk e mban objek­tin. Është kënetë dhe rërë. Ndër­ti­mi duhej bërë mbi pilota, por për të kursy­er kos­tot është ndjekur një pro­ce­durë e gabuar”, shpre­het ai.

Pas shfaq­jes së prob­le­meve, në god­i­nat janë kon­stat­u­ar dëm­time seri­oze struk­tur­ore, duke përf­shirë çar­je në mure dhe deformime të ele­men­tëve si dyer dhe dritare. Aktu­al­isht, sipas burimeve, po kry­hen ndërhyr­je për­for­cuese anë­sore me pilota, por ekspertët par­ala­jmëro­jnë se kjo mund të mos jetë një zgjid­hje e mjaftueshme nëse nuk është aplikuar që në fil­lim.

Ndërko­hë, mat­jet e real­izuara nga emi­sioni inves­tiga­tiv Piran­jat përmes teknologjisë së dronit kon­fir­mo­jnë dis­niv­el të ndjeshëm mes godi­nave. Sipas rezul­tat­eve, difer­en­cat var­i­o­jnë nga 70 cen­time­tra deri në 1 metër, duke për­puthur kësh­tu denoncimin e bërë nga burime bren­da pro­jek­tit.

Ky zhvil­lim vjen në një kohë kur pro­jek­ti është për­bal­lur me kri­ti­ka edhe për rit­min e ngadaltë të punimeve dhe mod­elin finan­ciar. Edhe pse ishte prem­tu­ar ndër­ti­mi i rreth 1680 aparta­menteve në fazën e parë, deri tani janë për­fun­d­uar vetëm tre god­i­na.

Sipas të dhë­nave finan­cia­re për vitet 2023–2024, janë shpen­zuar rreth 41 mil­ionë euro për punime, ndërko­hë që inves­ti­mi real nga kom­pa­nia mbetet i kufizuar, duke u mbështe­tur krye­sisht në shit­jen e aparta­menteve në fazë pro­jek­ti.

Në këtë sit­u­atë, mbetet ende pa përgjig­je pyet­ja krye­sore: kush mban përgjegjësi për këtë prob­lematikë pro­jek­tue­sit, zbat­ue­sit apo insti­tu­cionet shtetërore që kanë mbështe­tur pro­jek­tin?