
Një deklaratë e pathënë më parë nga Kristi ka dalë në dritë, duke rikthyer vëmendjen te raporti i tij me Selin gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Albania.
Në një rrëfim të bërë në dhomën e rrëfimit, Kristi ka pranuar se ndjente një pëlqim për Selin, madje duke u shprehur se, nëse do të kishte mundësi, do ta kishte zgjedhur atë për më afër vetes. Ai theksoi se e tërhiqte inteligjenca dhe mënyra si ajo mendon dhe vepron.
“Selin më pëlqente… nëse do bëja një zëvendësim, do e kisha marrë te krevati im. Është si të biesh në dashuri me armikun”, është shprehur ai në deklaratën e papublikuar më parë.
Pas përfundimit të eksperiencës në Big Brother VIP Albania, Kristi sqaroi se marrëdhënia mes tyre ka qenë e diskutuar dhe e qartë brenda shtëpisë, duke shtuar se tashmë ruajnë një raport korrekt dhe reciprok.
Nga ana tjetër, Selin u shpreh se ishte në dijeni të këtij pëlqimi, pasi Kristi ia kishte treguar më herët. Ajo theksoi se marrëdhënia e tyre nisi me tension dhe kundërshti, por me kalimin e kohës u kthye në respekt dhe afeksion.
“Me Kristin kemi nisur me urrejtje dhe kemi përfunduar me shumë dashuri. Nuk kam pasur ndjenja romantike për të, por e vlerësoj shumë si person”, tha Selin, duke sqaruar se nuk ka dashur t’i japë hapësirë për të menduar për diçka më shumë në aspektin sentimental.