Debati Miri–Ilir Vrenozi: Ish-banorët e BBV 5 tregojnë të vërtetën për akuzat e kërcënimit

Prej disa ditësh po disku­to­het në rrjet një për­plas­je mes Ilir Vrenoz­it dhe Armir Shahinit, e cila dyshohet se ka lin­dur pas finales së “Big Broth­er VIP 5”.


Sipas deklarimeve të Vrenoz­it, kon­flik­ti mes tyre ka nisur pasi ai ishte i zhgën­jy­er që Armiri nuk e kishte për­men­dur si fitues të spek­tak­lit.

Më tej, ai ka pre­tend­uar se sit­u­a­ta ka vijuar edhe jashtë shtëpisë së BBV, duke shkuar deri në një moment ten­sioni ku, sipas tij, është për­dorur edhe një shpre­hje kër­cënuese.


Lid­hur me këto akuza, dy ish-banorë të BBV 5, Seno Fish­ta dhe Armir Tola, janë pyetur në emi­sion­in “E Diell” në rubrikën “Tro­tu­ar”, ku kanë dhënë ver­sion­in e tyre të ngjar­jes.

Ebook YouTube Faceless

🔥 Mëso si të fitosh para me YouTube pa u shfaqur!

📖 Shkarko Ebook


Gjatë inter­vistës me Nev­ina Shtyl­lën, Armiri u shpreh se ka komu­nikuar me të dy palët dhe se sit­u­a­ta është e momen­tit, duke min­i­mizuar mundës­inë e një kon­flik­ti seri­oz.


Sipas tij, gjithç­ka mund të kon­sidero­het një keqkup­tim që nuk pritet të sjel­lë paso­ja të mëte­jshme, duke thek­suar se çësht­ja nuk do të për­shkallë­zo­het më tej.