“Më përjashto TI, jo ajo!” – Elisa Spiropali përplaset ashpër me Edi Rama në mbledhjen e PS

“Më për­jash­to TI, jo ajo!” – Elisa Spiropali i përgjig­jet ash­për Edi Rama, për­plas­ja shpërthen në PS

Ten­sione të for­ta janë regjistru­ar bren­da Grupit Par­la­men­tar të Par­tisë Social­iste, ku deputet­ja Elisa Spiropali i është kundër­përgjigjur pub­lik­isht kryem­i­nistrit Edi Rama, pas par­ala­jmërim­it për për­jash­tim.

Sipas burimeve nga mbled­h­ja, Rama ka ngrit­ur shqetësimin për qën­drimet dhe pos­timet kri­tike të Spiropalit në rrjetet sociale, duke e par­ala­jmëru­ar qartë: “Herën e parë nuk votove, herën e dytë bëre çarçaf, herën e tretë del nga grupi”.

Por reag­i­mi i Spiropalit ka qenë i men­jëher­shëm dhe i fortë, duke hed­hur poshtë çdo pre­sion:
“Nuk është trimëri të për­jash­tosh, trimëri është të dëgjosh. Më për­jash­to ti, jo ajo”, është shpre­hur ajo, duke iu refer­u­ar zv.kryeministres Belin­da Bal­luku.

Për­plas­ja lid­het edhe me një episod të mëparshëm, kur Spiropali nuk mori pjesë në votimin për rrëz­imin e kërkesës së SPAK për autor­iz­imin e arres­tim­it të Bal­lukut. Një tjetër moment ten­sioni ishte edhe një shkrim i gjatë kri­tik i saj ndaj max­ho­rancës në Face­book.

Rama, sipas të njëj­tave burime, i ka kërkuar deputetes të ndalë men­jëherë kri­tikat pub­like ndaj PS-së, duke par­ala­jmëru­ar se në të kundërt do të për­bal­let me për­jash­tim nga grupi par­la­men­tar.

Kjo për­plas­je e hapur tre­gon çar­je të brend­shme në rad­hët e social­istëve, ndër­sa mbetet për t’u parë nëse sit­u­a­ta do të për­shkallë­zo­het në masa konkrete ndaj Spiropalit apo do të ketë një tërhe­q­je nga palët.