“Plehra dhe fekale në kanalin e Çermës në Divjakë – Korreshi shpërthen: ‘Kjo është pasaporta europiane?’”

“Kjo është pas­apor­ta europi­ane?” Plehra dhe fekale në kanalin e Çer­më Sek­torit në Div­jakë, Kor­reshi thirrje insti­tu­cion­eve për ndërhyr­je

Deputeti i Par­tisë Demokratike, Saimir Kor­reshi, ka denon­cuar pub­lik­isht gjend­jen e rëndë mjedis­ore në fshatin Çer­më Sek­tor të Bashk­isë Div­jakë, përmes një video­je të pub­likuar në rrjetet sociale.

Në pam­jet e shpërn­dara në Face­book, ai tre­gon kanalin krye­sor të zonës, i cili ndod­het shumë pranë bane­save dhe është i mbushur me plehra, fekale dhe mbet­je të ndryshme, duke kri­juar një sit­u­atë të rëndë ndot­je­je dhe rreziku për shën­detin e banorëve.

Kor­reshi ka kri­tikuar ash­për pushtetin ven­dor, duke thënë se pavarë­sisht denoncimeve të mëparshme, sit­u­a­ta jo vetëm që nuk është për­mirë­suar, por është përke­që­suar.

“Kjo është rru­ga krye­sore që të çon në Çer­më Sek­tor, njësia admin­is­tra­tive Tër­buf, Bashkia Div­jakë. Shi­h­ni ku janë hed­hur plehrat, nuk ka kosha. Shi­h­ni si vijnë fekalet këtu: goma, plehra, ndot­je e rëndë. Kjo është pas­apor­ta europi­ane,” shpre­het ai në video.

Ai ka vijuar me kri­ti­ka ndaj autoriteteve lokale, duke vënë në dyshim menax­himin e tak­save dhe shër­bimeve pub­like në zonë.

“Nuk di ku shko­jnë tak­sat, por kam një vit që e kam denon­cuar dhe gjend­ja është më keq. A jeto­het kësh­tu? A ka higjienë këtu? Këtu ka famil­je që jeto­jnë çdo ditë në këtë ndot­je,” tha Kor­reshi.

Deputeti i PD-së i ka bërë thirrje insti­tu­cion­eve përgjegjëse që të mar­rin masa urgjente për pastrim­in dhe zgjid­hjen e sit­u­atës, duke thek­suar se gjend­ja është e papranueshme për banorët e zonës.