“Jo më djali i mirë!” Donald Trump ashpërson tonet ndaj Iran dhe shfaqet me armë në imazh provokues

Don­ald Trump ash­për­son retorikën ndaj Iran, duke par­ala­jmëru­ar qën­drime më të for­ta dhe duke pub­likuar një imazh pro­vokues me armë.

Don­ald Trump ka ash­për­suar sër­ish tonet ndaj Iran përmes një pos­ti­mi në rrjetet sociale, ku ka kri­tikuar ash­për regjimin iran­ian dhe mungesën e pro­gre­sit në nego­ci­atat për një mar­rëvesh­je bërthamore.

Në deklaratën e tij, ai thek­son se Irani duhet të “mar­rë masa” dhe shpre­het se ven­di nuk po arrin të nën­shkru­a­jë një mar­rëvesh­je jo-bërthamore, duke iu refer­u­ar për­p­jek­jeve për kufiz­imin e pasurim­it të ura­ni­u­mit.

Pos­ti­mi u shoqërua edhe me një imazh të gjeneru­ar me intelig­jencë arti­fi­ciale, ku Don­ald Trump shfaqet me një armë automatike në dorë, i rrethuar nga shpërthime. Në imazh shkruhej mesazhi: “JO MË Z. DJALI I MIRË”, duke rrit­ur më tej tonin pro­vokues të deklaratës.

Ky nuk është rasti i parë që Don­ald Trump për­dor këtë shpre­hje. Më herët, ai kishte deklaru­ar se nuk do të ishte më “Z. djali i mirë” nëse Irani nuk arrin mar­rëvesh­je, duke par­ala­jmëru­ar edhe godit­je ndaj infra­struk­turës strategjike të ven­dit, përf­shirë ura dhe objek­te energjetike.

Deklaratat e fun­dit kanë rrit­ur ten­sionet dhe kanë ngjal­lur reag­ime, duke reflek­tu­ar klimën e ash­për poli­tike mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iran.