
Olivia Wilde shfaqet me ndryshim drastik në pamje, fansat të shqetësuar pas paraqitjes në festival
Aktorja e njohur Olivia Wilde ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale pas pjesëmarrjes së saj në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në San Francisko, ku promovoi filmin e ri “The Invite”.
42-vjeçarja është komentuar gjerësisht nga fansat për një ndryshim të dukshëm në pamjen e saj, duke përfshirë fytyrë më të hollë dhe sy të fryrë, çka ka nxitur diskutime dhe shqetësime në rrjet.
Pamjet nga eventi janë shpërndarë masivisht online, ku një pjesë e ndjekësve kanë shprehur habi për transformimin e saj, ndërsa të tjerë kanë kërkuar shpjegime për gjendjen e aktores.
Deri tani, Olivia Wilde nuk ka dhënë asnjë reagim zyrtar lidhur me komentet dhe spekulimet që po qarkullojnë në rrjete sociale.