
Rriten çmimet e karburanteve në Shqipëri – nafta dhe benzina +5 lekë, ja tarifat e reja nga sot
Bordi i Transparencës ka vendosur një tjetër rritje të çmimeve të karburanteve në Shqipëri, duke reflektuar ndryshimet e fundit në treg. Sipas vendimit të datës 30 prill 2026, çmimi i naftës dhe benzinës është rritur me 5 lekë për litër.
Nga sot, ora 13:00:
Nafta (gazoil) do të tregtohet me 208 lekë/litër (nga 203 lekë)
Benzina do të shitet me 185 lekë/litër (nga 180 lekë)
Për tregun me shumicë:
Gazoili: deri në 196 lekë/litër
Benzina: deri në 173 lekë/litër
Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të mbetet në zbatim deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës, ku pritet të rishikohen sërish çmimet në varësi të tregut.
Autoritetet kanë paralajmëruar operatorët se zbatimi i këtyre çmimeve është i detyrueshëm, dhe çdo shkelje do të shoqërohet me masa të rrepta, deri në pezullim aktiviteti.
Ndërkohë, sipas aktit normativ në fuqi, çmimet aktuale mbeten nën pragun kritik (220 lekë/litër për naftën dhe 200 lekë/litër për benzinën), çka do të thotë se akciza vazhdon të aplikohet në nivelin e plotë, 100%.
Kjo rritje pritet të ndikojë drejtpërdrejt në xhepat e qytetarëve dhe kostot e transportit në vend.