Aksion “blic” në IEVP Durrës: Zbulohen iPhone në qeli, masa të menjëhershme ndaj të paraburgosurve

Një aksion i befa­sishëm është zhvil­lu­ar në orët e para të mëng­je­sit në ambi­en­tet e IEVP Dur­rës, në kuadër të forcim­it të masave për sig­ur­inë dhe rendin në insti­tu­cionet pen­i­ten­cia­re.

Kon­trol­let u ndër­morën pas infor­ma­cion­eve të sig­u­ru­ara nga struk­tu­rat oper­a­tive dhe një anal­ize të deta­juar të riskut, duke vënë në lëviz­je Drej­tor­inë e Përgjithshme të Burgjeve për një ver­i­fikim të plotë të sit­u­atës bren­da insti­tu­cionit.



Gjatë aksion­it, gar­dianët arritën të sekue­stron­in tre tele­fona celu­larë të tip­it iPhone, të cilët rezul­tuan të ndezur dhe plotë­sisht funk­sion­alë. Njëri prej tyre u gjet në posed­im të një të parabur­go­suri me ini­ciale B.G., ndër­sa dy të tjerët, së bashku me një palë kuf­je “blue­tooth”, u kon­stat­u­an në ambi­ente të insti­tu­cionit pa autor të iden­ti­fikuar.



Men­jëherë pas kon­sta­tim­it, autoritetet ndër­morën veprimet pro­ce­du­rale përkatëse. I parabur­go­suri B.G. u veçua, u har­tua rapor­ti i inci­den­tit dhe u mba­jt pro­cesver­bali për bllokimin e sendeve të ndalu­ara.

Mate­ri­alet janë refer­u­ar pranë struk­tu­rave përkatëse, përf­shirë Spe­cial­istin e SHKB, për vijimin e het­imeve dhe zbard­hjen e plotë të rastit.

Ky aksion tre­gon angazhimin e autoriteteve për të godi­tur çdo ten­ta­tivë për shkel­je të rreg­ullave bren­da burgjeve dhe për të garan­tu­ar një niv­el më të lartë sig­urie në IEVP Dur­rës.