Tronditëse në Stamboll: Vjehrra vret nusen 25-vjeçare me dy plumba në kokë – “Pastrova nderin tim”

Tron­ditëse në Stam­boll: Vjehrra vret nusen 25-vjeçare me dy plum­ba në kokë – “Pas­tro­va nderin tim”

Ngjar­je e rëndë në Stam­boll: Një 58-vjeçare dyshohet se ka vrarë nusen e saj 25-vjeçare, duke pre­tend­uar se “pas­troi nderin”. Deta­je tron­ditëse nga kri­mi dhe motivet e dyshuara.

Një krim i rëndë ka tron­di­tur Stam­boll, ku një 25-vjeçare, e iden­ti­fikuar si Bursin Sahin, dyshohet se është ekzeku­tu­ar nga vjehrra e saj, 58-vjeçar­ja Menek­she K.

Sipas rapor­timeve të medi­ave turke, ngjar­ja ka ndod­hur mes­ditën e së shtunës bren­da banesës së famil­jes, ku pas një debati të ash­për, vjehrra ka mar­rë armën dhe ka qël­lu­ar dy herë në kokë nusen e saj, duke i shkak­tu­ar vdek­jen e men­jëher­shme.

Pas krim­it, autor­ja dyshohet se ka dalë në bal­lkon dhe ka deklaru­ar me zë të lartë: “Vra­va nusen, pas­tro­va nderin tim”, ndër­sa ka prit­ur mbër­rit­jen e poli­cisë në gjend­je të qetë.

Burimet bëjnë me dije se motivi i ngjar­jes lid­het me dyshimet e 58-vjeçares për trad­hti bashkëshort­ore nga ana e vik­timës. Djali i saj, bashkëshorti i 25-vjeçares, ndod­het në burg prej gjashtë vitesh, ndër­sa çifti kishte edhe dy fëmi­jë.

Gjatë dësh­misë para autoriteteve, autor­ja ka deklaru­ar se kishte zbu­lu­ar mesazhe që, sipas saj, provonin trad­ht­inë. Pas një për­ball­je­je me vik­timën, e cila nuk kishte reaguar ndaj akuzave, ajo ka kry­er aktin fatal.

Pas arres­tim­it, është zbu­lu­ar se 58-vjeçar­ja kishte prece­dent penal, pasi më parë ishte dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për trafik narkotikësh.

Ngjar­ja ka shkak­tu­ar reag­ime të for­ta në opin­ion­in pub­lik, duke rik­thy­er në vëmend­je fenomenin e krimeve të jus­ti­fikuara me të ash­tuqua­j­turin “nder”, një prak­tikë e dënuar gjerë­sisht nga ligji dhe orga­ni­zatat ndërkom­bëtare të të drej­tave të njeri­ut.