
FOTO / Në krahët e Eduart Grishaj, Arbana Osmani reagon pas situatës me Olën – postimi që mori vëmendje
Pas ditëve me debat dhe diskutime rreth zhvillimeve në spektaklin Ferma VIP, moderatorja e njohur Arbana Osmani ka ndarë një moment më personal në rrjetet sociale.
Ajo ka publikuar në Instagram disa foto familjare dhe romantike me bashkëshortin e saj, regjisorin Eduart Grishaj, ku shihen të përqafuar pranë një liqeni.
Mesazhi i saj krahas fotove ka tërhequr menjëherë vëmendjen:
“Gëzuar ditëlindjen qetësia ime pas çdo stuhie. Të duam pafund ❤️”
Fjala “stuhi” është interpretuar nga ndjekësit si një referencë indirekte ndaj situatave dhe debateve të fundit që kanë shoqëruar emisionin. Postimi erdhi gjithashtu pas reagimit publik të Eduart Grishajt, i cili sqaroi disa zhvillime të fundit në spektakël dhe mbështeti Arbanën.
Postimi i çiftit ka marrë shumë komente dhe vëmendje në rrjet, duke u bërë menjëherë viral.
