KLP nuk u mblodh asnjëherë”/ Avokati i Veliajt shpërthen ndaj sistemit: Kush mendon se beteja mbaron këtu, gabon!

“KLP nuk u mblodh asnjëherë”/ Avokati i Veli­a­jt shpërthen ndaj sis­temit: Kush men­don se bete­ja mbaron këtu, gabon!

Avokati i krye­bashki­akut të Tiranës, Plar­ent Ndreca, ka mba­j­tur këtë të enjte një kon­fer­encë për shtyp lid­hur me pro­cesin gjyqë­sor të ndër­mar­rë nga Eri­on Veli­aj ndaj prokuror­it Ols Dado.

Ndreca deklaroi se nga provat e paraqi­tu­ra në gjykatë rezul­ton se Këshilli i Lartë i Prokuror­isë nuk është mbled­hur asnjëherë për të shqyr­tu­ar çësht­jen që lid­het me emërim­in e Dadës në vitin 2008, ndonëse sipas tij ishte pre­tend­uar e kundër­ta.

“Këshilli i Lartë i Prokuror­isë nuk është mbled­hur asnjëherë për të shqyr­tu­ar këtë çësht­je. Një shqyr­tim i tillë nuk ka ndod­hur kur­rë. Ky është një skan­dal i funk­sionim­it të shtetit të së drejtës”, u shpreh avokati gjatë kon­fer­encës.

Sipas Ndrecës, tash­më nuk bëhet më fjalë për një prob­lem pro­ce­dur­al, por për një çësht­je të rëndë që prek ligjsh­mërinë, trans­parencën dhe bes­imin e qyte­tarëve tek sis­te­mi i drejtë­sisë.

“Nëse një sis­tem drejtësie nuk është në gjend­je të kor­rigjo­jë një gabim të tillë, atëherë prob­le­mi është vetë sis­te­mi”, deklaroi ai.

Avokati thek­soi se kjo çësht­je nuk lid­het vetëm me fatin per­son­al të Veli­a­jt, por edhe me funk­sion­imin e insti­tu­cion­eve pub­like në vend, përf­shirë edhe Bashkia Tiranë.

“Kjo është një çësht­je që prek mënyrën se si funk­sionon shteti i së drejtës në Shqipëri. Nuk kemi të bëjmë me një debat thjesht teknik. Ky prob­lem ka prod­huar paso­ja konkrete, jo vetëm mbi heq­jen e lirisë së Eri­on Veli­a­jt, por edhe në funk­sion­imin e Bashk­isë Tiranë. Është një çësht­je që duhet të shqetë­so­jë çdo qyte­tar të Tiranës”, tha ai.

Në për­fundim të deklaratës së tij, Ndreca par­ala­jmëroi se bete­ja ligjore do të vazh­do­jë deri në fund.

“Kush­do që men­don se kjo bete­jë do të ndalet këtu, gabon. Nderi më i madh për çdo gjyq­tar që mban mbi supe tokën kuqezi është të zba­to­jë vetëm ligjin”, për­fun­doi avokati i Veli­a­jt.