“Veliaj krah avokatit, Meta në kafaz”/ Vasili sulmon drejtësinë: Hakmarrje psikopatike ndaj Ilir Metës

“Veli­aj krah avokatit, Meta në kafaz”/ Vasili shpërthen ndaj drejtë­sisë: Hak­mar­rje psikopatike kundër Ilir Metës

Deputeti i Par­tia e Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ash­për këtë të premte gjatë zhvil­lim­it të seancës gjyqë­sore të Eri­on Veli­aj ndaj prokuror­it Ols Dado.

Përmes një pos­ti­mi në Face­book, Vasili pub­likoi një foto nga sal­la e gjyqit, ku shfaqet Veli­aj pranë avokatit të tij, ndër­sa kra­ha­soi sit­u­atën me atë të Ilir Meta, duke për­dorur tone të for­ta ndaj sis­temit të drejtë­sisë.

“Drejtësi qel­bësirë! Veli­aj në krah avokatit të tij, ndër­sa Meta në kafaz”, shkroi Vasili.

Ai aku­zoi më tej insti­tu­cionet e drejtë­sisë se po për­doren poli­tik­isht, duke e cilë­suar sit­u­atën si “hak­mar­rje psikopatike” ndaj Ilir Metës. Sipas deputetit të PL-së, rasti në fjalë tre­gon stan­darde të dyfish­ta dhe tra­j­tim të pabarabartë nga organet e drejtë­sisë.

Ndërko­hë, në Gjyka­ta Admin­is­tra­tive e Tiranës po zhvil­lo­het sean­ca për pad­inë e Eri­on Veli­a­jt lid­hur me arsim­imin e prokuror­it Ols Dado. Në ambi­en­tet e gjykatës janë parë dhjetëra qyte­tarë, si edhe figu­ra të njo­hu­ra të artit, mes tyre Robert Ndreni­ka dhe Gaz Paja.