Aksident në Fresk, motori përplas 6‑vjeçaren dhe largohet nga vendngjarja

Aksi­dent në Fresk, motori për­plas 6‑vjeçaren dhe largo­het nga vend­ng­jar­ja

Një aksi­dent i rëndë është regjistru­ar në zonën e Freskut në Tiranë, ku një drejtues motori ka për­pla­sur një vajzë 6‑vjeçare dhe më pas është larguar nga ven­di i ngjar­jes.

Sipas infor­ma­cion­eve para­prake, drejtue­si i motorit dyshohet se ka hum­bur kon­trol­lin e mjetit, ka dalë në tro­tu­ar dhe ka godi­tur të miturën që ndod­hej pranë zonës së aksi­den­tit.

Men­jëherë pas ngjar­jes, 6‑vjeçarja është trans­portu­ar drejt Spi­tali i Traumës, ku po merr ndih­mën mjekë­sore. Fat­mirë­sisht, mëso­het se e mitu­ra ndod­het jashtë rrezikut për jetën.

Burime para­prake bëjnë me dije se drejtue­si i motorit është larguar men­jëherë pas aksi­den­tit, ndër­sa dyshohet se ka qenë në gjend­je të dehur në momentin e për­plas­jes.

Poli­cia e Shtetit po punon për iden­ti­fikimin dhe kap­jen e autorit, ndër­sa hetimet vijo­jnë për zbard­hjen e plotë të rrethanave të ngjar­jes.