“Shkencëtarja e NASA‑s trondit botën: ‘Vdiqa tre herë dhe u ktheva’ – çfarë zbulova për jetën pas vdekjes”

Shkencë­tar­ja e NASA‑s dësh­mon se vdiq 3 herë, duke zbu­lu­ar pam­jen e saj nga jeta e përte­jme: ‘Gjithç­ka ishte e ndër­lid­hur e NASA‑s thotë se iku nga kjo botë plot tre herë. Çfarë rrëfen për jetën pas vdek­jes


Shkencë­tar­ja e NASA‑s, Ingrid Honkala, thotë se ka kalu­ar tre për­vo­ja pranë vdek­jes dhe për­shkru­an atë që, sipas saj, për­je­toi “në anën tjetër”.

55-vjeçar­ja me origjinë nga Bogo­ta e Kolumbisë thotë se është gjen­dur tri herë në prag të vdek­jes dhe se çdo herë është kthy­er me të njëjtën ndje­si të fortë: se “vdek­ja nuk duket si fund”.

Sipas saj, këto për­vo­ja ndryshuan rrën­jë­sisht mënyrën si e per­cep­ton jetën, vetëdi­jen dhe atë që shumë njerëz e qua­jnë “ekzis­tencë pas vdekjes”.Ishte sikur po hyja në një niv­el më të thel­lë të realitetit, përtej shqisave tona fizike”, deklaroi ajo për Jam Press. “Vetëdi­ja dukej e pafundme, intelig­jente dhe e lid­hur me gjithç­ka”.

Honkala, e cila ka dok­toraturë në Shken­cat Detare dhe ka bashkëpunuar me NASA‑n dhe Mar­inën Amerikane, thotë se për­vo­ja e parë ndod­hi kur ishte vetëm dy vjeçe.

Aksi­den­ti që ndryshoi gjithç­ka

Sipas rrë­fim­it të saj, ajo ra në një depoz­itë me ujë të fto­htë në shtëpinë e famil­jes, pa u vënë re nga dado­ja që ndod­hej në një dhomë tjetër. Nëna e saj u kthye në shtëpi në momentin e fun­dit dhe arri­ti ta shpë­tonte.


Megjithatë, Ingrid thotë se gjatë atyre çasteve pa ndjen­ja, për­je­toi diç­ka që nuk e har­roi kurrë.Fillimisht ndjeu panik dhe vështirësi në frymë­mar­rje, por shumë shpe­jt, siç tre­gon vetë, fri­ka u zëvendë­sua nga një ndjen­jë e paza­kon­të qetësie.

“Paniku u zhduk dhe në vend të tij erd­hi një qetësi e thel­lë dhe një ndje­si absolute paqe­je”, rrëfen Honkala, e cila i ka për­shkru­ar këto ekspe­ri­en­ca në lib­rin e saj “Dying To See The Light”.


Ajo pre­tendon se në ato momente ndjeu sikur vetëdi­ja e saj u nda nga trupi.

“Nuk ndi­he­sha më si një fëmi­jë bren­da trupit, por si vetëdi­je e pastër, si një fushë drite dhe ndërgjeg­je­je”, shpre­het ajo. “Nuk ekzis­tonin koha, fri­ka apo mendimet”.

Sipas saj, mund të shi­hte trupin e saj që notonte në ujë dhe beson se arri­ti të “komu­nikonte” mendër­isht me nënën e saj, e cila në atë moment po shkonte drejt punës së re.“Më kuj­to­het të men­do­ja: ‘Kjo është mama­ja ime’”, tre­gon ajo. “Nuk ishte komu­nikim me fjalë, por përmes vetëdi­jes”.


Honkala thotë se nëna e saj ndryshoi paprit­ur drej­tim dhe u kthye në shtëpi, ku e gjeti pa ndjen­ja në depoz­itën me ujë.

“Nuk pata më frikë nga vdek­ja”

55-vjeçar­ja shpre­het se pas asaj dite nuk e ka pasur më frikë vdek­jen.

“Kjo për­vo­jë më tre­goi se ajo që qua­jmë ‘jetë pas vdek­jes’ nuk dukej si një vend i largët”, shp­je­gon ajo. “Më kri­joi ndjesinë se vetëdi­ja mund të mos prod­ho­het vetëm nga truri”.


Ajo tre­gon se më pas për­je­toi edhe dy episode të tjera pranë vdek­jes: një i dytë pas një aksi­den­ti të rëndë me motor kur ishte 25 vjeçe dhe një tjetër në moshën 52-vjeçare, kur ten­sioni i saj ra në nivele kri­tike gjatë një operacioni.Në të tre rastet, thotë se për­je­toi të njëjtën ndje­si “paq­je­je” dhe “vetëdi­je­je të zgjeru­ar”.

Mar­rëd­hë­nia mes shkencës dhe spir­i­tu­alitetit

Megjithëse rrë­fimet e saj kanë ele­mente të for­ta shpirtërore dhe metafizike, Honkala këm­bën­gul se pikër­isht këto për­vo­ja e shtynë të ndiqte rrugën e shkencës.


“Doja të kup­to­ja natyrën e realitetit përmes vëzhgim­it dhe kërkim­it shken­cor”, deklaron ajo. “Për shumë vite u përqen­dro­va vetëm te kar­ri­era ime shken­core dhe rral­lë flis­ja pub­lik­isht për këto për­vo­ja”.

Sot ajo beson se shken­ca dhe spir­i­tu­aliteti nuk janë domos­dosh­mër­isht në kon­flikt.

“Ndosh­ta thjesht po eksploro­jnë të njëjtin mis­ter nga kënd­vështrime të ndryshme”, thotë ajo.Nga ana tjetër, shkencë­tarët që stu­dio­jnë për­vo­jat pranë vdek­jes thek­so­jnë se këto ekspe­ri­en­ca mund të lid­hen me reag­ime neu­rologjike të tru­rit, halu­ci­na­cione apo mekaniz­ma psikologjikë mbro­jtës për­bal­lë rrezikut ekstrem.


Shumë njerëz që kanë kalu­ar ekspe­ri­en­ca të ngjashme kanë për­shkru­ar dri­ta të for­ta, të afërm të ndjerë ose figu­ra fetare.

Megjithatë, Honkala këm­bën­gul se ajo që për­je­toi nuk ishte imagji­natë.

“Këto për­vo­ja ndryshuan plotë­sisht mënyrën si e kup­toj jetën”, thotë ajo. “Në vend që t’i shoh njerëz­it si indi­vidë të izolu­ar që lufto­jnë për të mbi­je­t­u­ar, fillo­va të besoj se ndosh­ta jemi shpre­hje të një vetëdi­je­je më të mad­he që për­je­ton jetën përmes trupit fizik”.

Dhe për­fun­don: “Nga ky kënd­vështrim, vdek­ja nuk duket si fund. Duket më shumë si një kalim drejt vazhdimë­sisë së vetëdi­jes”.