🚨 REL: Serbia financon me para publike veteranët e “Beretave të Kuqe” që luftuan edhe në Kosovë

REL: Ser­bia finan­con me para shteti vet­er­anët e “Bere­tave të Kuqe”, një­sisë së përf­shirë në luftën e Kosovës

Qev­e­ria e Ser­bia po finan­con me fonde pub­like Shoqatën e Vet­er­anëve të “Bere­tave të Kuqe”, një­sisë famëke­qe spe­ciale të Sig­urim­it Shtetëror serb, pjesë­tarë të së cilës kanë mar­rë pjesë në luftërat në ish-Jugosllavi, përf­shirë edhe kon­flik­tin në Koso­va.

Sipas një anal­ize të Radio Evropa e Lirë, vetëm gjatë dy viteve të fun­dit, shoqa­ta ka për­fi­tu­ar rreth 23 mijë euro nga Min­is­tria serbe e Punës, Punësim­it, Çësht­jeve të Vet­er­anëve dhe Sociale.

Fondet janë mirat­u­ar gjatë man­datit të min­istres Mil­li­ca Gjurgje­viq Sta­menkovs­ki, kryetare e par­tisë ultra­na­cional­iste “Zavet­ni­ci”, e cila iu bashkua pushtetit në vitin 2024.

Shoqa­ta finan­co­het për pro­jek­te si “Pozi­ta e luftë­tarëve në shoqërinë e sotme”, “Beti­mi i lirisë” dhe orga­niz­imin e aktiviteteve sportive për vet­er­anët. Megjithatë, nuk ka trans­parencë pub­like se si janë për­dorur konkretisht këto para.

“Bere­tat e Kuqe”, të njo­hu­ra zyr­tar­isht si Njësia për Opera­cione Spe­ciale, u kri­juan nga aparati i Sig­urim­it Shtetëror serb gjatë regjim­it të Sllo­bo­dan Mil­lo­she­viq. Njësia drej­to­hej nga njerëz të afërt të regjim­it si Jovi­ca Stan­ishiq dhe Franko Sima­toviq, të dënuar më pas në Hagë për krime lufte në Bosnje.

Gjatë luftës së viteve 1998–1999 në Kosovë, njësia oper­oi nën komandën e Mil­lo­rad Ule­mek, fig­urë e njo­hur e botës krim­i­nale dhe poli­tike serbe.

Pas rrëzim­it të regjim­it të Mil­lo­she­viqit, disa anë­tarë të “Bere­tave të Kuqe” u dënu­an për aten­tate poli­tike dhe vras­je të pro­fil­it të lartë, përf­shirë aten­tatin ndaj kryem­i­nistrit serb Zoran Gjingjiq në vitin 2003.

Anal­istët në Ser­bi e shohin rik­thimin pub­lik të vet­er­anëve të kësaj njësie si një sin­jal poli­tik të rrezik­shëm.

“Kjo tre­gon çfarë vlerash pro­movon pushteti aktu­al”, deklaroi gaze­tari serb Fil­ip Shvarm, autor i një doku­men­tari për Njës­inë e Opera­cion­eve Spe­ciale.

Vet­er­anët e “Bere­tave të Kuqe” janë shfaqur mua­jt e fun­dit edhe në aktivitete pub­like pro pres­i­den­tit Alek­san­dar Vuçiq, ndër­sa në disa cer­e­moni e kanë cilë­suar atë si “Alek­san­dri i Madh”, duke prem­tu­ar mbështet­je të plotë për pushtetin aktu­al serb.

Shoqa­ta drej­to­het nga ish-pjesë­tari i një­sisë, Zhivo­rad Zhi­ka Ivanoviq, ndër­sa në aktivitetet e saj janë parë edhe figu­ra të tjera kon­tro­verse të lid­hu­ra me kon­flik­tet e viteve ’90 në ish-Jugosllavi.